Agjencia Zhurnal.mk

Kurti: Sulmet e 11 shtatorit, më shumë e bashkuan se që e ndryshuan botën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në SHBA.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Terrori i 11 shtatorit la vrragë të thellë, por, më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën.

“Në mesin e viktimave ishin edhe tre shqiptarë, që u bënë shprehje shtesë e afërsisë shqiptaro-amerikane, në çdo rrethanë dhe kohë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Që nga viti 2001, në ditën e 11 shtatorit, kujtojmë e nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e të vrarëve dhe mbarë kombin amerikan. 2977 viktimat e pafajshme dhe mijëra të tjerë të plagosur e të lënduar janë pasoja e paharrueshme e terrorizmit i cili kurrë nuk mund të ngadhënjejë.
Në mesin e viktimave ishin edhe tre shqiptarë, që u bënë shprehje shtesë e afërsisë shqiptaro-amerikane, në çdo rrethanë dhe kohë.
Terrori i 11 shtatorit la vrragë të thellë, por, më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën.
Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...