Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Kurti takohet me ambasadorin e Hungarisë, merr mbështetje për procesit e integrimit evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

 Ambasadori Bencze i uroi fillim të mbarë dhe suksese Kryeministrit Kurti në punën e re. Ai tha se Kosova ka një partner shumë të rëndësishëm te Hungaria dhe që mund të llogarisë në mbështetjen e saj në qëllimet e përbashkëta, sidomos në synimet e Kosovës për integrim evropian.

Në këtë drejtim, Hungaria përkrah fuqishëm liberalizimin e vizave për Kosovën dhe e bën këtë aktivisht në secilin institucion vendimmarrës të BE-së.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Bencze për urimet e tij si dhe për urimet e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán.

Hungaria ka qenë një mbështetëse e hershme dhe e vazhdueshme e Kosovës edhe para edhe pas shpalljes së pavarësisë së saj, tha Kryeministri Kurti. Ai veçoi mbështetjen e Hungarisë në vitet e fundit në dy fusha, atë të infrastrukturës dhe arsimit. Në infrastrukturë përmes realizimit të projektit të rrjetit të kanalizimit, i cili përkon me nevojat e qytetarëve dhe planin e Qeverisë për shtrirjen e plotë të këtij rrjeti në të gjithë vendin deri në vitin 2025. Kurse në arsim përmes programit të bursave të studimit në Hungari për studentët tanë, nga i cili vetëm këtë vit do të përfitojnë 75 studentë.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Bencze do të vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me qëllim përparimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Postime të ngjashme

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët sugjerojnë një takim që ti paraprijë atij të 25 korrikut

Lea Muslija

Vuçiqi falënderon policët serbë, thotë se e mbrojtën Kosovën kur u sulmua nga jashtë

Lea Muslija

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...