Agjencia Zhurnal.mk

Kurti takon ministrin italian të Mbrojtjes

Prishtinë, 20 nëntor – Zhurnal.mk – Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, së bashku me anëtarët e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla u pritën nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Sipas një njoftimi të VV-së, ministri italian ka uruar Kurtin për rezultatin dhe fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.

” Njëherit Kurti e njoftoi ministrin mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht. Sepse, populli vendosi që mbaroi pritja e gjatë për një qeveri të pakorruptuar dhe punëtore”.

“Shprehëm falënderimin dhe mirënjohjen tonë për përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën për paqe, zhvillim, demokratizim e siguri. Italia është edhe fqinji më i madh i Ballkanit perëndimor”.

“Bashkëpunimi ynë do të jetë i afërt dhe i sinqertë, si bilateral ashtu edhe për BE e NATO. Prandaj edhe takimet tona do të jenë sa më të shpeshta e sa më konstruktive”, bën të ditur Lëvizja Vetëvendosje

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...