Kurti thotë se do ta pesëfishojë numrin e inspektorëve: Punësimi i pasigurt është problematike

Kryeministri Albin Kuti tha se në Kosovë është problematike punësimi i pasigurt dhe për këtë ai tha se do të pesëfishojë numrin e inspektorëve.

 

Në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Kurti tha se paga minimale do të ngritët në 250 euro, raporton Ekonomia Online.

“Falë organizimit sindikal në botë pushohet gjatë vikendeve e punohet me 8 orë. Është e gjatë lista që ka pas ndikim në jetën tonë veprimet sindikale. Dekada e fundit për punëtorin kosovar ka qenë e kobshme për shkak të regjimit të Millosheviqit, e pastaj nuk kanë mundur të kthehen më në punë. E dimë që kemi papunësi të mëdha në Kosovë.

Të jesh i papunë nuk është problemi i vetëm, kur je në punë ka shumë probleme, mungesa e sigurimit shëndetësor, mos pagesa gjatë punës mbas orarit etj. Punësimi i pasigurt është problem i madh. Pandemia e ka pasur një anë pozitive për punëtorët, ka reflektuar te shoqëria për punët që më herët nuk i kanë dhënë rëndësi. Gjendja e punëtorëve është trashëgimi që jemi përballur nga dita e parë e punës. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve. Paga minimale do ta risim në 250 euro”, tha au.

Ndërsa, kryetari i BSPK-së, Avni Hajdini, tha se organizimi sindikal ka sjell ndryshime në përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve në vend.

Related posts

Haradinaj: Qeveria ka vendos një taksë të re në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja

D V

Ambasada e SHBA-ve për situatën në veri: Të zvogëlohen tensionet, veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara

D V

Kuvendi nesër me dy seanca

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More