Kurti: Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së ndaj Kosovës

nga D. V.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e uroi për pozitën e re dhe i shprehu mirëseardhjen në vendin tonë.

Përmes një njoftimi për medie bëhete  ditur se në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.

“Qeveria e Republikës së Kosovës punon ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Tutje, kryeministri Kurti e falënderoi Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk për bisedën e takimin e sotëm duke theksuar e vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së ndaj shtetit tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More