Agjencia Zhurnal.mk

Kurto Dudush nesër në gjykatë, do të përgjigjet për sulmin fizik ndaj Demir Ismail

Shkup, 16 janar – Zhurnal.mk – Kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush, nesër do të paraqitet në Gjykatën Penale si i akuzuar në rastin e sulmit mbi Demir Ismail, informon Zhurnal.

Demir Ismail si kryetar i Diasporës Europiane Rome, ka akuzuar Dudush se e ka sulmuar gjatë një manifestimi rom.

Ismail konsideron se arsyeja e sulmit është që organizata e tij ka donuar ushqim dhe veshmbathje për banorët e komunës, por kjo nuk i ka pëlqyer Dudushit dhe i njejti ka tentuar ta parandalojë.

“Problemi u shkaktua pasi vendosa të mos bashkëpunoj më me Dudush. Në vitin 2018 isha i ftuar në manifestimin rom në hotelin “Aleksandar Palace”. Atje publikisht më sulmoi Dudush. Për këtë kam inçizime dhe vërtetim mjekësor. Kam lëndime të rënda dhe kjo po zgjatë dy vite”, thotë Ismail.

Ismail i cili jeton në Bruksel ka ngritur padi penale kundër Dudush për dhunë, dhe pret që Gjykata të vendosë në interes të tij dhe jo të mbrojë njerëz të dhunshëm dhe nën mbrojtje të pushtetit aktual./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...