Agjencia Zhurnal.mk

Kurz është lideri më i ri i një vendi anëtar i BE-së, është vetëm 33-vjeç

Lideri i Partisë Popullore të Austrisë (OVP), Sebastian Kurz, pasi që ka arritur marrëveshje koalicioni për të udhëhequr qeverinë me të Gjelbrit, sërish do të jetë kancelari më i mirë në vendet e BE-së.

Kurz i cili pritet së shpejti ta prezantojë qeverinë e tij të re është vetëm 33-vjeç, ai raportohet të jetë për një vit e tre muaj më i ri se shefja e qeverisë finlandeze Sana Marin, e cila aktualisht po konsiderohet si kryeministrja më e re një vendi anëtarë të BE-së.

Në mesin e liderëve të rinj është edhe kryeministri irlandez Leo Waradkar që është vetëm 40 vjeç, i pasuar nga kryeministri Estonisë, Jiri Ratas, 41-vjeç dhe i ndjekur nga presidenti francez, Emmanuel Macron që i ka 42-vjet.

E lideri më i moshuar një vendi që është anëtarë i BE-së është presidenti i Qipros, Nikos Anastisiades, që është 73-vjeç, kurse pas tij renditet kancelarja gjermane Angela Merkel, 65-vjeqe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...