Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurz flet me Hotin, jep lajmin e mirë për shpërndarjen e vaksinave edhe në Ballkan

Kancelari federal i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se shpërndarja e vaksinave anti-Covid në Ballkanin Perëndimor do të bëhet në të njëjtën kohë. Kështu ka bërë të ditur ai në një takim virtual me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, shkruan Syri.net Kosova.

Ndër të tjera ai ka dhënë mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Kancelari Kurz tutje ka konfirmuar se Austria do të konsiderojë vazhdimin e marrëveshjes për kredi të butë me Kosovën, kryesisht për projekte për furnizim me ujë dhe trajtim të ujërave të zeza.

“Hoti me Kancelarin Kurz, bisedoi edhe për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryeministri Hoti e njoftoi Kancelarin Kurz, me masat që ka ndërmarrë Qeveria për minimizimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik e social. Derisa po bisedonin për procesin e imunizimit dhe të vaksinimit kundër Covid-19, Kryeministri Hoti nga Kancelari Kurz mori konfirmimin se distribuimi i vaksinave për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, do të bëhet në të njëjtën kohë”, thuhet në njoftim.

Lajmin për diskutimin virtual me Kancelarin austriak, Hoti e ka bërë të ditur edhe në Facebook.

Në një takim virtual me Kancelarin Federal të Austrisë, z. Sebastian Kurz, bisedova për zhvillimet aktuale dhe punën e…

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, January 27, 2021

Postime të ngjashme

Çitaku e tronditur: Duriqi një prej gazetarëve më të guximshëm në Kosovë

S.B.

53 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

S.B.

Fjalimi shqip në Parlamentin serb, Vulin: Kamberin dua ta krahasoj me Esat Pashën, jo me Shaban Polluzhen që ishte vrasës

S.B.

Mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara, KQZ: Ja arsyet

S.B.

814 gjoba anti-COVID të shqiptuara në 24 orët e fundit

S.B.

PE: Njihni Kosovën, Komisioni i Jashtëm kërkon edhe liberalizimin e vizave për qytetarët

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...