Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kurz premton mbështetje nga Austria: Bisedimet e vonuara për Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në qershor

Vjenë, 1 shkurt – Kancelari austriak, Sabastian Kurz thotë se vendi i tij mbështet rrugën evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe se do të angazhohen për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas tij, qëllimi strategjik i Austrisë është çuarja e vendit në BE sa më shpejt që është e mundur.

Ai në intervistë për magazinën serbe “KorD”, shprehu keqardhje që Maqedonia e Veriut si “kandidate e pranuar” ende nuk ka hapur bisedimet për aderim me BE-në.

“Austria do të angazhohet me nisjen e bisedimeve të vonuara për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit 2021”, shtoi Kurz.

Ai gjithashtu ceku se Austria mbetet shtet mik i Ballkanit Perëndimor edhe në kohën e krizës dhe se mbështetja në rajon në luftën kundër pandemisë është prioriteti parësor.

Postime të ngjashme

Zjarre edhe në Rakotinc dhe Kuçkovë të Shkupit

Z H

Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Z H

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...