Maqedoni TOP LAJM

Kurz refuzon shpërndarjen e refugjatëve në BE

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Reforma e azilit në BE duhet të përqendrohet kryesisht në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bllokut, në luftën kundër trafikantëve të njerëzve dhe në ndihmën lokale për të parandaluar flukset e migrimit në Europë, u shpreh sot kancelari austriak, Sebastian Kurz.

“Unë nuk mendoj se kjo është reale. Unë mendoj se shpërndarja në të gjithë Europën nuk funksionon, sepse shumica e vendeve janë skeptikë ose kundër saj”, tha ai duke kundërshtuar konceptet e shpërndarjes që do të detyronin vendet të pranonin refugjatë.

Gjermania, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës së BE-së, po bën presion për një politikë të re të azilit në BE.

Idetë e Berlinit përfshijnë qendra përgjatë kufijve të jashtëm të Bllokut, ku mbërritjet do të kontrollohen dhe lejohen të udhëtojnë vetëm nëse kërkesat e tyre të azilit kanë merita.

Postime të ngjashme

Bisedimet me BE-në, Rot: Jam optimist se mund të nisin në fund të vitit

T E

Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për ndërtim

Z H

Gjykata hedhë poshtë padinë e Ruskoskës ndaj VMRO-DPMNE-së

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...