Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kurz: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Serbia duhet ta ketë të qartë se nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Kështu ka deklaruar kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, në një intervistë dhënë për mediumin serb, “Kurir”, transmeton Insajderi.

“Gjatë vizitës time të fundit në Beograd, dy vjet më parë, unë thashë që Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë pranim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën. Të dy palët duhet të bien dakord për një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Kjo duhet të kontribuojë në stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha Kurz.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Sipas tij, Bashkimi Evropian ka pasur rezultate të mira kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Pa ndërmjetësimin e BE-së, marrëveshjet e Brukselit ndoshta nuk do të ishin arritur. Pra, ne kemi rezultate të mira këtu. BE-ja ka ende një rol të rëndësishëm negociues në dialog. BE-ja ia ka besuar këtë detyrë Miroslav Lajçakut, një diplomat me përvojë i cili gëzon mbështetjen e plotë të BE-së dhe Austrisë.

Megjithatë, ka nevojë për vullnet politik dhe guximin e Beogradit dhe Prishtinës, pa të cilat nuk do të ketë sukses. Ai gjithashtu ka nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë me të Bashkuara Shtetet”, pohoi Kurz.

Postime të ngjashme

Gjeloshaj: Në Tuz mbretëron një ditë e qetë – të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar

T E

Kurti në takim me ambasadorin britanik: Qeveria e re do të konsolidohet shpejt

T E

Kosovë/ Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me Covid-19

S.B.

Nesër pritet përfundimi i procesit të rinumërimit të 552 vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove nga diaspora

S.B.

Zemaj shpreh ngushëllime te Familja Haxhidema për vdekjen e 20 vjeçares

S.B.

Hoti takon ministrin Likaj, diskutojnë për zhvillimet në arsim

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...