Bota

Kurz: Sulmi në Vjenë nuk është mosmarrëveshje mes krishterëve dhe myslimanëve

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se sulmet terroriste që kanë ndodhur në Vjenë, nuk janë mosmarrëveshje mes krishterëve dhe myslimanëve apo austriakëve dhe emigrantëve.

Ai në rrjetin social Twitter, ka shkruar se kjo ka të bëjë me luftën mes njerëzve që besojnë në paqe dhe atyre që duan luftë.

“Ne gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është një mosmarrëveshje midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe emigrantëve. Kjo është një luftë midis shumë njerëzve që besojnë në paqe dhe atyre pak që duan luftë”, ka shkruar Kurz.

Në sulmet e së hënës deri më tani janë raportuar për pesë të vrarë, katër civilë dhe një terrorist.

Postime të ngjashme

Mesazhet e Biden dhe Trump drejtuar SHBA-së për Ditën e Falenderimeve

S.B.

Shembet ura në Kinë, 7 të vdekur

H S

Filadelfia përfshihet nga protestat, pas të shtënave fatale të policisë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...