Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kusari-Lila intervistohet rreth procesit të privatizimit të KEDS

Intervistimi i deputetes Mimoza Kusari-Lila për sqarimin e një deklarate në një televizion për procesin e privatizimit ka dështuar, pasi kërkesa e deputetit nga PDK, Gazmend Bytyqi, anëtarë në Komisionin hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, është tërhequr për shkak se doli që nuk është i saktë pretendimi se Kusari-Lila ka deklaruar që “PDK ka qenë shkatërruese në procesin e privatizimit”.

Deputeti Gazmend Bytyqi pas vërtetësisë së deklaratës nga Komisioni, i ka kërkuar falje deputetes Kusari-Lila, pasi ajo deklaratë ka qenë nga dikush tjetër në një studio televizive në vend.

Megjithatë, deputeti nga PDK ka kërkuar që intervistimi i deputetes të ndodhë sot si ish-ministre, pasi siç tha ai, Kusari-Lila ka qenë pjesë e procesit të privatizimit të KEDS-it. Për të njëjtin proces është intervistuar për më shumë se dy orë edhe ish-ministri Besim Beqaj.

Ndërsa, deputetja Kusari-Lila e cila bën pjesë në grupin e ish-ministrave për aktakuzën e ngritur për procesin e privatizimit të KEDS-it rrjedhimisht edhe të hidrocentraleve, deklaroi se ka pasur shumë zhurmë për ato hidrocentrale.

“Aktakuza është në proces, është publike, nuk kam çka të shtoj në këtë drejtim. E shoh të paarsyeshme me qenë pjesë e raportimit të privatizimit përderisa është një aktakuzë për pesë ish-ministra”, tha ajo.

Komisioni vendosi që të ftojë për intervistë të gjithë anëtarët e ish-Këshillit Ndërministror të privatizimit të ndërmarrjeve publike, në këtë rast të KEDS-it.

Tashmë pritet të nis intervistimi i Ilir Salihu, ish-zëvendësdrejtor në AKM. /KP/

Postime të ngjashme

Pesë të vdekur dhe 437 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

S.B.

KQZ aprovon 41 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora, refuzon 16 mijë të tjera

S.B.

Sot mblidhet Kryesia e LDK-së

S.B.

Prokuroria kërkon masë paraburgimi ndaj 11 të arrestuarve për keqpërdorim subvencionesh

S.B.

Përplaset Bieber me zëdhënësin e BE-së pas hartës skandaloze të Lajçakut

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...