Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Kusari-Lila: Kemi konfirmimin e 80 deputetëve që do të marrin pjesë në votimin për Vjosa Osmanin si presidente

U.d e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se i kanë votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente e ardhshme e Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se tashmë kanë marrë konfirmimin për 80 vota pro në favor të Osmanit.

“Kemi konfirmimin se janë 80 deputetë të vullnetshëm që të marrin pjesë në votim, përderisa nuk mund të dimë saktë se çfarë do të ndodh më vonë dhe se a do të jenë të njëjtit që do të qëndrojnë prapa konfirmimit të tyre për të marrë pjesë në votim”, tha Kusari-Lila.

Për sa i përket mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit, Kusari-Lila në një konferencë për media deklaroi se e tëra varet nga procedimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ndryshe ajo theksoi se në rastin e dështimit të zgjedhjes së presidentit është e pashmangshme shkuarja në zgjedhje nacionale.

Postime të ngjashme

Keqpërdorim të pozitës zyrtare, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prizrenit

Bekim Laçi

BE dhe SHBA-të intensifikojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Bekim Laçi

Von Cramon: Shpresoj Kurti të dëshmojë që e kupton rëndësinë e dialogut

Bekim Laçi

“Marrëveshja Kosovë – Serbi arrihet brenda disa muajsh”

Bekim Laçi

​Dita e Çlirimit të Deçanit iu dedikohet ish-luftëtarëve në Hagë

Bekim Laçi

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...