Kusari – Lila: Me dërgimin e ligjeve në Kushtetuese, PDK-ja po e bën për t’i mbrojtur interesat grupore

nga D V

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është pozicionuar kundër interesave të qytetarëve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Duke kundërshtuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjeve të miratuara në seancën e 5 dhjetorit, Kusari-Lila ka thënë se

Tutje, ajo tha se pas secilit ligji që kanë dërguar në Kushtetuese, ruhet interesi i ndonjë individi të PDK-së.

“Atë çfarë pamë sot, pamë se kjo parti janë pozicionuar kundër qytetarëve të Kosovës, duke përdorur Gjykatën Kushtetuese për interesa personale dhe grupore. Duan të mbrojnë hajninë, e të duken sikur janë korrupsionit”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas saj, dërgimi i Ligjit për byronë në Kushtetuese tregon “frikën e tyre të thellë ndaj këtij ligji, i cili rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që ata vetë kanë kultivuar ndër vite”.

“Dy herë e kanë kontestuar Këshillin Prokurorial, sepse tentuan të mbronin njerëzit brenda Këshillit. Gjithashtu tashmë e kanë kontestuar Ligjin për Byronë, sepse janë të vetëdijshëm qe kjo pasuri nuk mund të justifikohet. Kanë kontestuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, sepse duan ta ruajnë pasurinë e tyre te përfituar qartazi në kurriz të parasë publike. Ata e dinë që nuk mund ta justifikojnë, prandaj po përpiqen ta pengojnë themelin e Byrosë”, deklaroi ajo.

Po ashtu në Kushtetuese kanë përfunduar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale, Ligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, Ligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Ligjin për Gjykatën Administrative, Ligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, Ligjin për Inspektoratin qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

PDK po ashtu ka dërguar në Gjykatë edhe Ligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, Ligjin kundër dukurive negative në sport, Ligjin për banim social dhe të përballueshëm dhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More