Kusari-Lila: Prioritet për Kurtin në dialog është çështja e të pagjeturve

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se prioritet për qeverinë “Kurti” në dialog është tema e të pagjeturve.

 

Kusari-Lila nuk pranoi të flasë për agjendën e kryeministrit Albin Kurti, i cili po qëndron në Bruksel për takim me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Për agjendën e kryeministrit Albin Kurtit është mirë të drejtohet në Zyrën e Kryeministrit”.

Ajo ka folur edhe për zhurmën e krijuar në seancë në momentin kur po fliste deputeti Behgjet Pacolli, e cila tha se nuk kishte personale asgjë me të, por thjesht për temat.

“Sa i përket deputetit Pacolli, ai e mori fjalën në fund të një debati prej dy orëve dhe diskutimi i tij filloi të rrëshqasë në një temë tjetër dhe ndoshta mungesa e tij ka shkaktuar një pritshmëri tjetër në raport me një temë tjetër”.

Ndërsa, për mbledhjen e Kryesisë Kusari ka treguar disa prej pikave që do të diskutohen në seancën e së enjtes, raporton EO.

“Në ditën e enjte kemi, përveç votimit të marrëveshjeve financiare, shqyrtimin e parë të projektligjit për shitjen e banesave, pastaj për odat e arkitektëve, për masat e uljes së kostove të rrjetit të komunikimeve, shqyrtimi për tregtinë dhe produktet e naftës. Pastaj shqyrtimi i dytë i Ligjit për Automjete”.

Related posts

Presidentja Osmani uron për festën e Kurban Bajramit: Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica

D V

Më 14 shtator seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

D V

SHBA mohon se do të transferojnë në Kosovë “afganë të papranueshëm për Amerikën”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More