Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kusari: Me Serbinë është shumë e vështirë arritja e një marrëveshjeje finale, nuk mund të presim shumë nga takimi në Bruksel

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të pritet shumë dhe se arritja e një marrëveshje finale me Serbinë e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, sipas saj  është e vështirë.

Duke vlerësuar nga ajo që është parë deri më tani, siç thotë Kusari-Lila nuk ka ndonjë mundësi për përafrim në çfarëdo aspekti.

“Me këtë Serbinë e Vuçiqit është shumë e vështirë me pas një marrëveshje finale e cila mund të ketë kredibilitet siç po e shohim ne deri tash, nga ajo që po shihet, sa do të realizohet mbetet të shihet”, u shpreh Kusari-Lila gjatë intervistës për Telegrafin.

Ajo tha se “sa i përket prioritetit, është e vërtetë që Bashkësia Ndërkombëtare insiston dhe kërkon, por absolutisht unë nuk pajtohem me faktin që Kurtit po i shkon gjithë energjia ose koha duke u marrë me dialogun me Serbinë”.

“Në Bruksel ka qenë me i taku edhe komisionerët, Brukseli nuk është vetëm për dialogun por edhe për procesin i cili pashmangshëm është ai i rrugës tonë drejt Bashkimit Evropian dhe mënyrën si po synohet të portretizohet është pak më e rënduar sesa që është”, theksoi ajo.

Sipas Kusari-Lilës, është vështirë të parashikohet se çfarë do të nxirret nga ky takim në Bruksel, por se siç tha ajo mbetet që kryeministri Albin Kurti të flas në Kuvend si para edhe pas takimit në lidhje me qasjen dhe prioiritetet.

“Megjithatë, takimi do të jetë, por çka do të nxjerrë është vështirë e parashikueshme, edhe pse nuk shihet shanca që do të ketë përafrim nga çfarëdo aspekti. Takime do të ketë por cili do të jetë rezultati por sa do të mund të arrihet. Kryeministri do të jetë në Kuvend të raportojë para se të shkojë në Bruksel, besoj se do të jetë edhe pasi të kthehet. Mbetet t’i lihet atij të tregojë qasjet dhe pritshmëritë, edhe pse nga ajo që po shihet nuk është se mund të presim shumë nga ky takim në Bruksel”, u shpreh ajo.

U.D e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila / Foto: Ridvan Slivova

E pyetur nëse do të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës, Kusari-Lila as nuk mohoi definitivisht e as nuk pohoi mundësinë për tu bërë pjesë e garës.

Ajo tha se ende nuk ka vendim final.

Megjithatë, siç u shpreh ajo ka kërkuar votën e qytetarëve për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe puna që po bën tani ka peshë e përgjegjësi të madhe.

 “Vendim nuk kam, kjo është e sigurt. Por, është sfidë në vetvete se puna që jam tu e kry tash është me peshë e përgjegjësi të madhe. Unë kam kërkuar votë për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës se e kam ditë më herët që nuk do të jem në ekzekutiv. Unë nuk thashë që vendim nuk ka final, por së shpejti do të ketë edhe datë të zgjedhjeve dhe të gjitha partitë do të prezantojë kandidatët e tyre, nëse do të ketë”, tha Kusari-Lila.

Postime të ngjashme

CNN i bën jehonë lajmit se Biden do të pranojë medalje presidenciale në Kosovë

D V

Konjufca: Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura

D V

“Faleminderit Kroaci”: Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

D V

Kosova regjistron 70 raste të reja me koronavirus

D V

Kosovë: Rreth 90% të rasteve të infektimit janë me variantin Delta

D V

Gërvalla e cilëson shumë të rrezikshme iniciativën Ballkani i Hapur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...