Maqedoni TOP LAJM

Kush dëshiron të punojë edhe pas moshës 64 vjeçare?

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator, zhurnal.mk – Drejtora të përjetshëm, shefa, udhëheqës të sektorëve, mësues në shkollat fillore dhe të mesme, të gjithë që janë të moshes 64 vjet nga Viti i Ri do të duhet të pensionohen. Sipas të dhënave nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidorë gjatë periudhës së kaluar por edhe këtë vit, afro 19.000 persona të moshuar kanë kërkuar vazhdimin e punës edhe pse kanë mundur të shkojnë në pension, transmeton Zhurnal.

Qeveria ka paralajmëruar se një nga obligimet e para në mandatin e ri do të jetë që ti vihet fund kësaj praktike dhe gjithë ata që përmbushin vitet për të shkuar në pension, të shkojnë. Në ligjin nuk do të përfshihen kuadrot medicinal dhe profesorët universitar të cilët janë deficitarë. Për sektorin privat, në përputhje me lkigjin, personat me eksperiencë do të angazhohen me marrëveshje dhe të kenë të ardhura shtesë përvec pensionit. Ligji do të vlejë nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe me këtë ligj do të pensionohen mbi 10.000 persona të moshuar.

Derisa punëtorët mezi presin të pensiohen, vazhdim të punës në të shumtën e rasteve kërkojnë persona që punojnë nëpër zyre. Arsyet janë të ndryshme, por kryesisht është se kanë privilegje, paga të larta shtetërore, por duke punuar edhe rrisin mundësinë që të marrin pensione më të larta.

Për ekspertët ky propozim është i mirë për shkak se do të lirohen vende për tu punësuar persona të ri, por propozojnë që Qeveria në mënyrë precizi ti kalkulon efektet, sidomos harxhimet për Fondin pensional dhe invalidor. Me reformat nga vitet e kaluara, te fondi ka një stabilizim dhe është shumë me rëndësi kjo të mos prishet.

Sipas të dhënave të fundit të ministrisë për shoqëri informatike që i publikoi në fund të muajit mars, dhe të njejtët kanë të bëjnë për 130 mijë punjonës të administratës nga viti 2017, 22% janë të moshës nga 56 deri 64 vjet. Mosha mesatare të punësuarve në sektorin publik është 46 vjet, ndërsa më të përfaqësuar janë nga 46 deri 55 vjet.

Për momentin 325 mijë persona janë evidentuar si pensionist. Për ata në vitin e kaluar janë paguar afro 1 miliardë euro, gjegjësisht 915 milion euro.

Postime të ngjashme

Zaev për “France press”: Bllokimi i Bullgarisë ngjalli zemërim te ne

T E

Po analizohet numri rekord i rasteve të reja me Covid 19, tani për tani nuk ka masa për lëvizje të kufizuar

T E

Ulen çmimet e derivateve të naftës

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...