Agjencia Zhurnal.mk

Kush dhe sa paguan për reklama zgjedhore në FB? Më aktivë janë Zaev dhe Kasami

Shkup, 10 qershor – Zhurnal.mk – Në më pak se një javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë politike në kushte kur nuk ka mitingje masovike, në të madhe i harxhojnë paratë për reklamim, ndërsa “lufta parazgjedhore” është shpërngulur në rrjetet sociale me promovim në forma dhe përmbajtje të ndryshme në fan faqet, me çka “Facebook” këtë herë për herë të parë ka publikuar statistika se kush sa ka paguar, përcjellë Zhurnal.

Maqedonia nga marsi i këtij viti, së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi u gjendën në listën e FB për rregulla të reja për reklamim. Publikuesit e reklamave zgjedhore dhe politike duhet të paralajmërohen dhe të dihet se kush e paguan. Rrjeti social e vendosi edhe Maqeodninë në listën e vendeve për të cilat duhet autorizim për reklama për çështje shoqërore, për reklama zgjedhore dhe politike. Publikuesit të cilët publikojnë promovime për zgjedhje apo politike duhet të autorizohen dhe në reklamat të shkruajë kush i paguan.

Si duket LSDM më së shumti investon në reklamim në “Facebook”. Faqja e LSDM-së gjatë ditës së djeshme kishte 710 reklama të paguara politike, që është shumë më tepër se partitë tjera. Vet Zoran Zaev në profilin e tij kishte 150 fushata të paguara. LSDM reklamohet në FB dhe përmes profileve parazgjedhore të kandidatëve për deputetë. Kështu përshembull, Ljupço Nikollovski kishte 120 reklama të paguara për momentin, Milla Carovska ka 97 të tilla, Sanja Llukarevska 75, derisa Spasovski 48. Partia në pushtet reklamohet në FB edhe përmes profileve “lokale”, e kështu që faqja “Organizata qytetare e LSDM-së Shkup”, kishte 10 “boost”-ime të paguara aktive, përcjellë Zhurnal.

“Përshkak politikës së re në FB”, reklamimi politik gjatë fushatave parazgjedhore duhet të jetë e dukshme publikisht dhe transparente përmes opsionit të ri. Mund të shihet edhe cila është reklama më e shtrenjtë, cilat zonat gjeografike janë targetuar. Mund të shihet madje edhe se fan faqen e Zoran Zaev e menaxhojnë katër hungarezë.

Për dallim nga LSDM, është evidente se VMRO-DPMNE përmes faqeve zyrtare zgjedhore të cilat sipas rregullave duhet të paraqiten në FB ka më pak reklama aktive të paguara në këtë rrjet social. Kështu në faqen kryesore të partisë opozitare, ka vetëm disa fushata të tilla. Lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski kishte vetëm 9. Numrat në krahasim me LSDM-në janë më të vogla edhe tek funksionarët tjerë partiak dhe kandidatët për deputetët, e kështu FB vëren se Gordana Siljanovska Davkova ka vetëm gjashtë fushata të paguara për momentin. Aleksandar Nikolloski dhe Igor Durllovski kanë nga 12, Vllado Misajllovski 19 ndërsa Timço Mucunski 7.

Sa i përket çmimit e cila mudn të apguhet për postime të sponzorizuara varet nga parametra të ndryshme. Për momentin kjo është transparente vetëm në profilin e “Levica” ku reklama më e shtrenjtë është paguar nga 400 deri në 500 dollarë për përmbajtje e cila duhet të shihet nga gjysmë milion deri në një milion anëtarë.

Levica njëherit është edhe partia e cila në mënyrë më aktive i paguan Fejzbukit me 100 fushata të paraqitura zyrtare ditën e kaluar, edhe pse në faqen e liderit të kësaj partie, Dimitar Apasiev nuk ka të paraqitur asnjë të tillë.

PArtia e re e formuar “Partia yte” ka 13 fushata të tilla, “Integra” ka 15, ndërsa “Lidhja Demokratike” vetëm një. Lëvizja Besa ka gjashtë ndërsa BDI vetëm shtatë. Tek lideri i Besës, Bilall Kasami ka madje 74 boost-postime, ndërsa tek kryetari i BDI-së Ali Ahmeti vetëm katër të tilla. Naser Ziberi, kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së në profilin e tij nuk ka asnjë reklamë të paguar deri mbrëmë.////Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!