Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Kush e financon lëvizjen politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni dhe në trojet tjera etnike nën sundime të huaja?

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Pse duhet të habitemi për rezultatet e munguara, për orientimin e mbrapshtë të lëvizjes politike të shqiptarëve në Maqedoni, përderisa është e qartë se, me paratë e pushtetit jodemokratik vendës dhe me financa nga rrjetet e agjenturave të shteteve fqinje dhe të fondacioneve të huaja, pse duhet të presin shqiptarët se mund të realizohet ndonjë agjendë kombëtare dhe aspiratat historike të popullit shqiptar në Maqedoni?

Këta milionerë të krijuar nga hiçi, përmes politikës dhe hajnive, uzurpimeve dhe vjedhjes së pasurisë shoqërore, të kontrabandës dhe tradhtisë, sigurisht se janë të detyruar të bashkëpunojnë me çdo pushtetin në këtë vend, për t’i ruajtur edhe më tej privilegjet e veta, pasurinë dhe pushtetin, ku janë ngritur gjatë tri dekadave të kaluara, sigurisht që jo për ta mbrojtur interesin kombëtar dhe për ndryshime të domosdoshme në skenën politike, në jetën shoqërore dhe për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të popullit shqiptar në Maqedoni, të ngulfatur me statusin e një pakice të mjerueshme prej 20%!

Kush mund të jep përgjigje të saktë se, çfarë ka bërë dhe bën sot Qeveria e Shqipërisë (pa edhe Qeveria e Kosovës, pas kaq vitesh të pavarësisë) për shqiptarët në Maqedoni? Çfarë kanë bërë dhe çfarë bëjnë sot fondacionet e shqiptarëve, nëse ka mbetur ndonjë prej tyre me qëllime fisnike e atdhetare? Çfarë bëjnë vet shqiptarët për organizimin e tyre më të mirë, me plane dhe strategji, me projekte konkrete, për ta ndryshuar gjendjen e sotme të mjerueshme të shqiptarëve në Maqedoni? Nuk janë në gjendje më të mirë as shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në Sanxhakun e Pazarit të Ri, kurse për gjendjen e rëndë dhe të drejtat e munguara të tyre rropatemi përditë nëpër medie dhe në rrjetet sociale?!

Të lihet një popull i tërë nën mëshirën e fatit, në duart e klaneve partiake të korruptuara, në mëshirën e armikut dhe kthetrat e shërbimeve të huaja sekrete dhe fondeve të fshehta të tyre, përkundër përpjekjeve për marrjen e fatit të shqiptarëve në duart e veta, këtu duhet të bëhet dallimi, sepse janë dy gjëra të ndryshme, shumë të kundërta mes vete për nga qëllimet.

Mashtrimi, mjegullnaja e propagandës dhe atdhetarizmi verbal nuk i shërbejnë esëllimit, reflektimit dhe vetëdijesimit të shqiptarëve, kështu në çfarë gjendje janë sot dhe çfarë duhet të arrijnë në të ardhmen, si shqiptarët në Maqedoni dhe në viset tjera të mbetura nën sundime të huaja.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare kundër Maqedonisë së Veriut s’ka pse zë Shqipërinë

R Zh

Interesat e mëdha globale

Z H

LIRIA NUK KA EMËR, AS MBIEMËR

Z H

Musliu / U bo “bozë në qeveri”, a dot ndodh edhe në BDI !

R Zh

Kush bën ligjin në një shoqëri demokratike

Z H

QUO VADIS MAQEDONIA?!

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...