Kush e përfaqëson sot të djathtën në Shqipëri e Kosovë?

nga Redaksia

Autori Milaim Nela

Përfundimisht e DJATHTA ka ngelur jetime dhe politikisht është krejt e papërfaqësuar!

Kjo si në Shqipërinë Londineze ashtu edhe në Kosovë!

  • Në Shqipëri në periudha të caktuara ka patur tentativa të Partisë Demokratike për ta bërë këtë por sot mund ta themi me plot gojën se kësaj partie nuk i ka ngelur më asnjë element i djathtë.

Sot ajo jo vetëm ideologjikisht nuk ka lidhje me të djathtën por edhe praktikisht është e mbushur dhe kontrolluar nga njerëzit e Soros dhe individë që shpirtërisht jo vetëm nuk shkëputen nga mentaliteti majtist por ju pëlqen pozicionimi ku janë!

Një parti e djathtë nuk bën kompromise me interesin kombëtar duke u bërë çerdhe dhe mbrojtëse e individëve që duan copëtimin dhe tjetërsimin e territorit të Shqipërisë!

Kjo parti dështoi apo nuk pati asnjëherë kurajon të dalë para shoqërisë shqiptare me një platformë të shpëtimit kombëtar edhe kur u rrezikua të fshihet nga skena politike shqiptare!

Në një parti mirëfilli mbrojtëse të interesit kombëtar nuk ka vend për aleancë numrash e qelbësirash në kurriz të FRYMËS sepse fryma është oksigjeni i saj, është jeta e saj.

Një tentativë për doktrinën e së djathtës jo vetëm ngeli vetëm në letër por edhe elementët që bartnin dhe përfaqësonin këtë doktrinë u nxorrën jashtë saj apo nuk u lejuan të bëhen pjesë integrale e saj!

Dashuria e individëve që proklamohen të djathtë për tu falur tek mediat që kontrollohen nga individë që e urrejnë në gen të djathtën nuk shpjegohet dot me argumentin e vizibilitetit!

Nuk ulet një i djathtë për asnjë lloj arësye përballë urrejtësit të sojit të tij e sidomos të lejojë e të manipulohet prejt tyre.

Kjo është e papranueshme, është e pafalshme.

  • Në Kosovë ka patur një parti të djathtë si Lidhja Demokratike e Kosovës me ideologji dhe pozicionim të djathtë dhe e themeluar nga një njeri 24 karat i djathtë si Ibrahim Rugova por sot kësaj partia i ka ngelur vetëm emri si një veshje që nuk i shkon më apo si një rrobë deri diku që duket si e vjedhur!

Herë pas here nga ajo parti janë shkëputur fraksione me ideologji thuajse marksiste duke qenë se dështuan për ta futur nën kontroll sa ishte gjallë Ibrahim Rugova.

Sot, kjo forcë politike ashtu si homologia e saj në Shqipëri është marrë peng dhe dominohet nga njerëzit e George Sorosit!

As në Kosovë e as në Shqipëri nuk kemi media që mbrojnë apo përfaqësojnë të djathtën, zotnillëkun, traditën shqiptare dhe atë tharmin që na ka bërë të mundur mbijetesën si komb në shekuj!

Na ka mbytë llumi trushpëlarës majtist e globalist e na ka marrë frymën si grami grurit!

E djathta nuk ka përfaqësim e terreni i saj është zaptuar nga sharlatanët dhe arrivistët neomjaftistë!

Ata që e ndjejnë veten të djathtë duhet ta kuptojnë se nuk kanë përfaqësim dhe ta mendojnë se nëse nuk gjejnë rrugën e përfaqësimit dhe ideologjisë se tyre do fshihen e do të shuhen!

Nëse duhet të mbijetojmë duhet të zgjohemi!

E kohë për këtë nuk ka më!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More