Agjencia Zhurnal.mk

Kush e shfrytëzoi pandeminë për përfitime të jashtëligjshme?

Shkup, 8 gusht – Njerëz duke pritur para një barnatoreje në Shkup. Para pandemisë, çmimi i maskave mbrojtëse sillej nga 10 – 15 denarë, kurse tani kushton 60 denarë.

Grupe të krimit të organizuar, kanë shfrytëzuar situatën e krijuar nga kriza shkaku i pandemisë së koronavirusit të ri për të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme, theksojnë ekspertët e sigurisë në Maqedoninë e Veriut.

Në bazë të të dhënave të INTERPOL-it, gjatë krizës së pandemisë së koronavirusit, në nivel botëror ka shënuar rritje kriminaliteti me produkte ushqimore, si dhe me mjete mbrojtëse shëndetësore.

Së fundmi, përmes një aksioni të koordinuar të INTERPOL-it në bashkëpunim me organet e policisë maqedonase, është ndërprerë importi nga Polonia për në Maqedoninë e Veriut, i më shumë se 60 tonelatave mish pule me cilësi të dyshimtë.

Lubomir Gjurçinovski, ish-zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjatë krizës së pandemisë, grupet kriminale janë disa hapa para organeve të sigurisë, duke siguruar profit të majmë, veçanërisht për sa i përket trafikimit të pajisjeve mjekësore, për shkak të rritjes së kërkesës në treg.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...