Agjencia Zhurnal.mk

Kush e shpëtoi Alvin Berishën nga kampi i Al-Hol, flet Ilir Meta

Tiranë, 18 nëntor – Gjatë konferencës ndërkombëtare “Feja si instrument i paqes”, presidenti Ilir Meta foli për rastin e vogëlushin 11-vjeçar shqiptar, Alvin Berisha i cili u shpëtua nga kampet e ISIS në Siri.

Meta tha se opinioni publik u trondit nga ky rast, por ai u shpëtua falë gazetarisë profesioniste brenda dhe jashtë vendit.

Por Meta theksoi se të tjerë shqiptarë janë ende në këto kampe që presin shpëtimin.

Madje ai kërkoi edhe një program rehabilitimi për të gjithë personat që kthehen nga zonat e luftës.

“Në Siri gjenden shumë gra e fëmijë shqiptarë. I gjithë opinioni u trondit nga vogëlushi Alvin Berisha. Falë gazetarisë profesioniste të huaj e vendase, ky rast u zgjidh. Duhen ngritur urgjentisht qendrat e rehabilitimit që persona të tillë të rehabilitohen. Viktima të tilla duhen përkrahur, që të bëhen pjesë e shoqërisë, pranë familjeve të tyre” tha Meta.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...