Kush e shpëton Maqedoninë nga kazinot dhe bastoret, duhet t’i jepet çmimi Nobel!

nga I Z

Shkup, 10 qershor – Në Maqedoninë e Veriut ndodh që të ulen shifrat në industri, në tregti, në eksport, e në shumë sektoë tjerë të rëndësishëm, por assesi nuk po ulen shifrat në sektorin e “kumarit”, shkruan Zhurnal. Të dhënat e publikuara për vitin 2023, janë edhe më alarmante se në vitin paraprak, duke u rritur nga më pak se 700 milionë, në gati 800 milionë euro. Nuk ka asnjë sektor tjetër në Maqedoni ku qarkullimi vjetor është rritur për 100 milionë euro, gjë që tregon seriozitetin e situatës.

Vitin e kaluar në RMV ka pasur 58 subjekte juridike të cilat janë marrë me lojëra të fatit, apo bixhoz, kurse kanë realizuar të hyra prej 48.778.104.541 denarë apo rreth 800 milionë euro, shkruan në analizën e “Pari“.

Aq para do të thotë kanë lënë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për lojëra të fatit. Kjo veprimtari kompanive të Maqedonisë së Veriut iu solli fitim prej 70.4 milionë euro.

Edhe pse shpesh herë mendohet të ndalohet kjo veprimtari, në analizë thuhet se ky lloj biznesi zgjerohet në vazhdimësi.

Në analizë thuhet gjithashtu se në veprimtarinë e kazinove dhe bastoreve janë regjistruar: 58 kompani, prej të cilave aktive për momentin janë 46, aktive pjesërisht janë 7, të sapoformuara 5.

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë industri është 7.745, ndlrsa paga mesatare në 33.383 denarë ose rreth 550 euro.

Më tej në analizë thuhet se kompanitë që merren me bastore dhe me lojëra të fatit, kanë thuajse 7.745 të punësuar dhe janë plotësues serioz i kasafortës së shtetit, si me të ardhura po ashtu edhe me tatime.
POr parashtrohet pyetja se çfarë dobie kemi prej kazinove, kur shifrat që harxhojnë qytetarët janë gati pesëfish më të larta, se rrogat që u jepen të punësuarëve dhe mjetet që hyjnë në buxhet nga ky sektor.

Për shembull, nëse çdo i punësuar paguhet mesatarisht 1.000 euro, atëherë 7.745 të punësuar në këtë sektor brenda muajit marin 7 milionë e 745 mijë euro, ose në nivel vjetor 92,9 milionë euro. Gjithsesi se rroga mesatare në këtë sektor është shumë më e ulët, po ja ne po e bëjmë llogarinë me shifra maksimale. Për 92,9 milionë euro, paguhen kontribute rreth 30 milionë euro, bashkë me tatime nuk kalohet shifra 150 milionë euro, por ja ne po themi që arrin 200 milionë euro. Nëse e bëjmë një llogari të thjeshtë, del se dëmi është, siç thamë, shumëfish më i lartë se fitimi, shkruan Zhurnal.

Ndoshta ka vende ku në kazino e bastore harxhohen shifra shumë më të larta se në vendin tonë, por edhe standardi atje është shumë më i lartë se tek ne.
Pastaj, ky biznes ka edhe anën tjetër të “medaljes”, për shkak të dyshimeve të shumta për “larje” parash.

Dyshimet për “Larje-shpërlarje” bazohen në faktin se edhe përkundër qarkullimit marramendës, profitete këtyre kompanve janë jashtëzakonisht të ulëta . Për shembull, në vitin 2022, 3 kompanitë me të hyra më të larta, Pro-Beting DOO (146,130,304 euro), Sport Life Treid DOO (82,286,864 euro) dhe Kazinos Austria DOO (81,326,025 euro), kanë paraqitur që kanë realizuar më pak se 1% profit nga të hyrat e përgjithshme. Kjo shkallë e profitit nuk është e përafërt as me Lotarinë shtetërore por as me profitin e kompanive të ngjashme në Europë. Prandaj shumë ekspertë me të drejtë kanë ngritur dyshimet për mundësinë e evazionit fiskal por edhe të shpëlarjesh së parave, dhe njëkohësisht rekomandojnë kontrolle të shtuara nga institucionet shtetërore ndaj këtyre kompanive.

Në fund të mandatit të përbërjes paraprake parlamentare u miratua propozim ndryshimi për Ligjin për Lojërat e fatit, që me vonesë sollën disa ndryshime pozitive. Kjo ka të bëjë në në pjesën e kufizimit të numrit pikave të cilat mund të hapen me një licencë, megjithatë ekspertët konsiderojnë se këto ndryshime nuk janë të mjaftueshme. As distanca e paraparë prej 500 metrash nuk do të ketë ndikim të madh meqë marketingu do të vazhdojë t’i ekspozojë të rinjtë ndaj lojërave të fatit si dhe lojërat e fatit online do të japin qasje edhe më të madhe sesa të qenurit afër shkollave.

Po ashtu, liberalizimi i tregut konkurrenca e shtuar në mes të kompanive të lojërave të fatit do ta thellojë edhe më shumë problemin meqë kompanitë do të garojnë me njëra tjetrën për më shumë konsumatorë, pra që të krijojnë sa më shumë njerëz të varur nga bixhozi. Prandaj, nuk është keq të shqyrtohet edhe një herë “idea” e paraqitur nga instituti IDEA për versione më strikte, deri në masën e mbylljes totale të kompanive të lojërave të fatit sipas modelit të Kosovës./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More