Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Kush e shpiku salcën e konservuar të domates?

Salca e domates është thuajse në çdo në kuzhinë. Ajo përdoret më së shumti në pica, makarona dhe në perime, por a e dini për sa kohë përdoret për gatim? Më shumë se 200 vjet. Metoda e ruajtjes së domates u revolucionarizua nga shpikja e francezit Charles Nicolas Appert (1749-1841), i cili më 1795 realizoi konservat e para në qelq.

Shpikësi pa se ngrohja e një vazoje qelqi të mbyllur hermetikisht në ujë të valuar mund të zgjaste shumë ruajtjen e perimeve. Ai nuk mund ta dinte, sepse bakteriologjia nuk kishte lindur ende, por ngrohja çaktivizon enzimat përgjegjëse për degradimin kimik dhe vret mikroorganizmat që shkaktojnë prishjen e përbërësit.

Ruajtja hermetike e ushqimit gjithashtu revolucionarizoi organizimin e ushtrisë së Napoleonit, pasi zgjati afatin e ruajtjes së ushqimit të konservuar për trupat dhe gjithashtu transportin më të lehtë të saj.

Në Itali, sipërmarrësi Francesco Cirio hapi fabrikën e parë të konservuar të bizeleve në Torino më 1856 ku prezantoi produktet e tij të para në Ekspozitën e Madhe Universale në Paris. Më pas ai filloi të eksportonte në të gjithë botën, nga Liverpooli deri në Sydney. Njëzet vjet më vonë, ai hapi fabrikën e parë për ruajtjen e domateve, Cirio në Campania. Pjesa më e madhe e industrisë së konservimit, u zhvillua në Parma në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. \ a2news

Postime të ngjashme

Shkoi për të pirë, gruaja amerikane u mërzit shumë kur pa përshkrimin që i ishte bërë në faturë

S.B.

Shoferi i kamionit bëri një manovër të gabuar dhe përfundoi në çatinë e një garazhi në Itali

S.B.

Dhjetë fotografi që do të duhet t’i shikoni dy herë, për të kuptuar se çfarë po ndodh në to

S.B.

Videoja virale e qenit që e shpëton qenin tjetër nga mbytja në pishinë

S.B.

Gruaja u shkurorëzua nga burri pasi vuri re një detaj në foton e tij

S.B.

Një mace “kurioze” u ngjit me alpinistët në majën e një mali zviceran

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...