Shqipëri

Kush është Denisa Dibra, një nga të mbijetuarat e aksidentit tragjik në Elbasan

Zhurnal Ads

Denisa Dibra, 26 vjeçe nga Shkodra është një nga vajzat që i mbijetoi aksidentit tragjik të kësaj mbrëmje në Elbasan. Dibra ishte në timon në momentin që ndodhi aksidenti tragjik.

Katër vajza po udhëtonin në automjetin “Volkswagen” në momentin që u përplasën nga pas nga një automjet “Benz”, në timonin e të cilit ishte 58-vjeçari Behar Pema.

Dy të rejat që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e plagëve të marra janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, të dyja me origjinë nga Shkodra.

Vajza tjetër që ndodhet në spital së bashku me Denisa Dibrën, është Nervida Garunja 23 vjeçe, gjithashtu nga Shkodra.

Ato ndodhen në spitalin e Traumës pas ngjarjes së rëndë, ku po luftojnë me vdekjen, ndërkohë që mësohet se Denisa, është vajza e Edmond Dibrës, gazetarit dhe komentatorit të RTSH-së nga Shkodra.

Denisa, sapo ishte fejuar, më datë 22 gusht dhe kishte zyrtarizuar lidhjen me djalin që i ka rrëmbyer zemrën, siç shihet edhe në foto.

Në një koment, spikasin edhe fjalët e të atit. “Jeta e babait,”– shkruan Edmond Dibra krah fotos së vajzës së tij që tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

58-vjeçari Behar Pema, është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara në momentin që përplasi automjetin ku udhëtonin vajzat.

Postime të ngjashme

Soreca takohet me kryetaren e KLGJ-së: Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, një nga prioritetet kryesore

admin

Pamjet e rënda nga morgu/ Rama: Përdorin edhe të vdekurit për luftën për pushtet

S.B.

Motoçikleta del nga rruga, humb jetën 32 vjeçari në Shkodër

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...