Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Kush është gjykatësi që po gjykon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale kanë filluar punën e tyre tashmë, ku disa figura kyçe të politikës në Kosovë po mbahen atje nën dyshime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të gjithë ata, kanë mbajtur të paktën nga një seancë në Hagë, teksa gjykatësi i Speciales është Nikola Giju, nga Franca.

Gjykatësi Nikola Giju ka qenë që nga viti 2015, shef i kabinetit të Kryetarit të Tribunalit Special për Libanin. Që nga vitit 2012, ai u emërua prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndihmoi në bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve për çështje penale dhe civile, veçanërisht për kundërterrorizmin, praktikat e korrupsionit në vende të huaja dhe krimin kibernetik.

Gjatë periudhës 2006-2012, gjykatësi Giju shërbeu në poste të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë së Francës si zëvendëskreu i seksionit për të drejtën tregtare, këshilltar për çështje penale dhe këshilltar për çështje diplomatike.

Nga viti 2003 deri më 2006, gjykatësi Giju punoi si gjykatës hetimor në gjykatën e Mosë (Meaux), afër Parisit, ku trajtoi çështje të ndryshme penale si vrasje të qëllimshme, krimin e organizuar dhe krimin financiar.

Gjykatësi Giju ka magjistruar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe evropiane nga Universiteti i Sorbonës (Francë).

Postime të ngjashme

Lista Serbe akuzon Trajkoviq: Po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij

T E

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

Vizita e Lajçak, javën e ardhshme në Ballkan për bisedimet Kosovë-Serbi

T E

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

T E

Gjeloshaj: Në Tuz mbretëron një ditë e qetë – të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar

T E

Kurti në takim me ambasadorin britanik: Qeveria e re do të konsolidohet shpejt

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...