Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Kush është i dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari dhe sa janë të hyrat e saj vjetore?

Tabloidi i famshëm britanik, The Sun, i ka dedikuar një artikull të gjatë biografik artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Ata kanë shkruar për prejardhjen e saj shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ndërsa nuk kanë lënë pa përmendur edhe se kush është i dashuri i saj aktual, dhe sa janë të hyrat vjetore të saj.

Thashethemet për lidhjen e tyre nisën në mars të vitit 2020, kur ata u panë duke u kapur për dore gjatë një nate jashtë në Los Angeles.

Por kush është i dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari?

Keyan u diplomua në gradën bachelor në degën prodhim i filmit nga California State University Northridge.

Ai vazhdoi të punojë në disa aspekte të ndryshme të prodhimit kinematografik në projekte si: “The Bachelorette”, “Victoria’s Secret Fashion Show 2017”, “So You Think You Can Dance”, “MasterChef”, dhe “Emmy Awards 2018 dhe 2019”.

Keyan themeloi kompaninë “Moving Images Entertainment Inc.”, një kompani me bazë në Los Angeles, e cila ofron shërbime kinematografike si: film, televizion dhe prodhim komercial.

Ato ofrojnë producentë, regjisorë, kinematorë, redaktorë, fotografë, artistë të VFX dhe ekipet e filmave dhe videove, si dhe pajisje xhirimi me qira.

Përveç shoqërimit me Bebe Rexhën, Keyan pëlqen të luajë hokej në kohën e tij të lirë.

Çfarë ka thënë Bebe Rexha për marrëdhënien?

Gjashtë muaj pasi u panë së bashku, çifti dukej se ishin të lumtur së bashku kur Bebe Rexha i bleu të dashurit të saj një veturë të tipit “Ferrari” në ditëlindjen e tij.

Marrëdhënia u konfirmua kur Bebe Rexha publikoi një fotografi të çiftit në InstaStory.

Rexha e pranoi lidhjen duke u shprehur: “Më pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është një njeri i mirë. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai është duke kuptuar karrierën time dhe atë që bëj”.

Kjo është marrëdhënia e parë e konfirmuar publike e Bebe Rexhës në tërë këto vite dhe megjithëse ai bëri një paraqitje në një postim të artistes shqiptare, fansat nuk do ta shohin akoma në llogarinë e saj.

Ajo shpjegoi: “Në qoftë se nuk kam një unazë në gishtin tim, ju nuk do të keni një postim tonin të përbashkët në rrjetet sociale, dhe kjo është e vërteta!”.

“Është e vështirë në marrëdhënie të jesh në rrjetet sociale … femra të tjera, i merr ato në kokën tënde dhe bëheni pak e pasigurt”, tha ajo. “Sapo pashë pëlqime dhe mesazhe dhe komente, dhe isha si: Uf, pse? Çfarë nuk kam unë që ajo ka? Si ky djali me të cilin po shoqërohem, pse po flirton me të?”, thotë Bebe Rexha, duke cituar se ndjehet pak “xheloze”.

Çfarë po bën Bebe Rexha së fundmi?

Këngëtarja e hitit “I’m a mess” do të bëjë hapjen e WrestleMania duke interpretuar “America the Beautiful” të shtunën, më 10 prill.

Fansat po presin për albumin e saj të dytë, por ajo nuk ka publikuar një titull apo datë deri më tani.

Ajo bëri të ditur se tema e albumit është e qartë nga dy këngët e para të tij të publikuara, “Baby, I’m Jealous” dhe “Sacrifice”.

“E njëjta fije në të gjithë këngët është se ata të gjithë flasin për pasiguri që unë kam. Qoftë kjo, si frika për të mos qenë mjaft e mirë, apo pasiguria ime nga xhelozia, dhe pasiguria ime për të dështuar, ose pasiguria ime e sabotimit të gjithçkaje në jetën time. Pra … kjo është linja kryesore e fijeve në të gjithë albumin”, thotë ajo.

Cila është vlera neto e fitimeve të Bebe Rexhës?

Besohet se artistja 31-vjeçare ka një vlerë neto të hyrash vjetore prej rreth 5 milionë dollarësh.

Ajo është e njohur për këngë të tilla si: “I Got You”, “Meant to Be” dhe “No Broken Hearts”.

Këngëtarja fiton nga turnet e shumta muzikore, klikimet në platformat muzikore si dhe disa prej reklamave me kompanitë e famshme.

Nga vjen familja e saj?

Bebe Rexha lindi më 30 gusht 1989, në Brooklyn dhe u rrit në Staten Island. Nëna e saj lindi në ShBA në një familje shqiptare me rrënjë nga Gostivari (tani pjesë e Republikës së Maqedonisë) dhe babai i saj lindi në Dibër, kur ishte pjesë e Jugosllavisë.

Dibra është një komunë në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rexha i binte borisë dhe e mësoi veten të luante kitarë dhe piano kur ajo po rritej në Staten Island të New Yorkut.

Ajo thotë se: Coldplay, Cranberry, Lauryn Hill, Alanis Morissette dhe Kanye West ishin artistët ndikues që ajo të merrej me muzikë.

Postime të ngjashme

Jennifer Lopez publikon fotografi pa unazën 1 milion dollarëshe të fejesës

S.B.

Kida me imazhe të tjera tërheqëse nga pushimet në Dubai

S.B.

Beyonce dhe Jay-Z në një udhëtim romantik në Las Vegas për përvjetorin e 13-të të martesës

S.B.

Besnik Krapi me dedikim emocional për Jonidën në ditëlindjen e 35-të

S.B.

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

S.B.

Shkenda Dubova dhe Riki sjellin projektin e ri “Si dikur”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...