Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kush është i riu me tre emra që u vra sot në Durrës

Një 32-vjeçar nga Durrësi humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi u plagos me armë zjarri gjatë një konflikti në qytetin bregdetar. Fillimisht i riu u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime të sigurta nga grupi hetimor bëjnë me dije për Euronews Albania se 32-vjeçari dyshohet të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës.

Po i njëjti burim u shpreh se viktima ka qenë i skeduar më parë për trafik droge në Holandë dhe Belgjikë. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona, të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu Euronews Albania ka mësuar se viktima kishte ndërruar tri herë emrin e tij. Krahas emrit të parë, që të gjithë e njihnin si Edmir Begu, 32-vjeçari e kishte ndryshuar atë edhe dy herë të tjera përkatësisht në Ilir dhe së fundmi në Jetmir.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Postime të ngjashme

Sot, Këshilli Stabilizim Asociimit/ Borrell dhe Várhelyi: Praktikisht Shqipëria përmbushi kushtet

S.B.

Meta mbështet thirrjen e kreut të KQZ: Sa më shumë parti e kandidatë me integritet të lartë moral, më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike

S.B.

Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes me Bashën: Mund të kemi edhe kundërshtime, por do të vendosim të parin interesin kombëtar

S.B.

Marrëveshja PD-LSI/ Reagon Spiropali: Imagjinare! Kjo është për për të vënë duart në kokë. Basha është aeroplan pa bisht

S.B.

PD dhe LSI nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor me sloganin ‘Shqipëria, shtëpia që fiton’

S.B.

“Dyshojmë që qarkullojnë variantet e reja të Covid-19″/ Manastirliu: Me vaksinat AstraZeneca do të kemi prioritet mësuesit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...