Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kush ishin dy llapjanët që u bënë roje personale të Ismail Qemalit?!

Publikohet historia e panjohur të krijimit të armës së Xhandarmërisë dhe Gardës se shtetit shqiptar, të cilat e kanë zanafillën që nga nëntori i vitit 1912-të, kur Ismail Qemali i kërkoi Isa Boletinit që t’i jepte dy djem të fortë nga ata që ai kishte marrë me vete nga Kosova për ta shoqëruar deri në Vlorë, që të bënin roje tek dera e zyrës së tij, që ishte dhe selia e parë e qeverisë së re shqiptare të porsakrijuar, njofton PodujevaPRESS.net

Në fundin e nëntorit të largët të 1912-ës, teksa Ismail Qemali i kërkonte Isa Boletinit që t`i gjente dy djem besnikë nga kosovarët që e kishin shoqëruar atë për në Vlorë, për t`i bërë roje tek dera e zyrës së qeverisë të porsaformuar, ai nuk e kishte menduar kurrë se me atë veprim, pa dashur po sanksiononte themelet e armës së Xhandarmërisë së ardhshme të shtetit shqiptar dhe Gardën e saj. Kështu Isa Boletini, teksa urdhëronte ata dy djem të rij nga Kosova, që quheshin Ahmet Llapi dhe Halim Bajgora, për të ruajtur kryeministrin e parë të qeverisë së porsakrijuar, po ashtu nuk e kishte menduar kurrë, se i kishte dhënë vetes atributet e Komandantit të Gardës, në qeverinë e parë të shtetit shqiptar.

Në librin e Profesorit Adem Ajvazit “Podujeva në vitet 1912-1945” dhe poashtu në librin e profesorit Hakif Bajrami “Nga Besa e Bradashit e deri te lufta e Merdarit, 4 prill – 18 tetor 1912, për Shqipërinë Etnike”, shkruhet për pjesëmarrjen e llapjanëve në Kuvendin e Junikut i mbajtur me dt.21-25 maj 1912, ku morën pjesë 250 veta.

Në këtë kuvend u miratua vendmimi për fillimin e kryengritjes së përgjithshme, të vitit 1912. Për nevoja strategjike u formuan tri zona luftareke dhe u caktuan komandantët e tyre.

Për zonën e Kosovës dhe Jeni Pazarit u caktua Isa Boletini dhe Xhemajl Agë Prishtina. Përfaqësuesit e Llapit që morën pjesë në Kuvendin e Junikut ishin: Hysë Popova, Adem Podjeva, Mursel Dabinovci e të tjerë.

Në përcjellje të delegatëve nga Llapi, në kalorësinë e Isa Boletinit, morën pjesë edhe Halim Bajgora, nga Dobërdoli i Llapit dhe Ahmet Llapi i njohur si Ahmet Breca, nga Podujeva, që më vonë u bë roje personale e Ismail Qemailit në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe Halim Bajgora poashtu u bë roje personale e Ismail Qemailit (memorie.al).

Kryengritja në Llap filloi më 9 maj 1912. Kjo date merret si ditë e fillimit të kryengritjes së përgjithshme.

Për më shumë informacione që kanë të bëjnë me Podujevën, mund ti gjeni në librin “Podujeva në vitet 1912-1945” të Adem Ajvazi dhe në librin e Dr.Hakif Bajrami. “Nga Besa e Bradashit e deri te lufta e Merdarit, 4 prill – 18 tetor 1912, për Shqipërinë Etnike” dhe në memorie.al

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...