Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kush janë 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor që u betuan sot, do vlerësojnë procesin zgjedhor 2021

Sot u betuan 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, që u përzgjodhën para dy ditësh.

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor gjatë orëve të mëngjesit.

Kreu i KLGJ, Naureda Llagami e pranishme në ceremoni tha: Të zgjedhur nga një trup gjyqtarësh të cilët kanë kaluar procesin e rivlerësimit kalimtar, jo vetëm aftësia e tyre profesionale, figura, pasuria, integriteti besueshmëria janë në lartësinë e detyrës për të përmbushur pritshmëritë e palëve politike por dhe publikut për procesin zgjedhor, për të garantuar proces të lirë, të barabartë e të ndershëm.

Duke ju drejtuar 8 të zgjedhurve, ajo u tha: Sfidat nuk do ju mungojnë, por mbani parasysh misionin si gjyqtar që kontribuoni në sundimin e ligjit dhe shtetit demokratik.

Ata janë:

1. Sokol Ibi
2. Manjola Xhaxho
3. Edlira Petri
4. Emona Muci
5. Asim Vokshi
6. Gentian Medja
7. Esmeralda ceka
8. Alma Kolgjoka

Pas betimit të tyre  do vendoset konstituimi i KZGJ, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor. Tetë gjyqtarët do të shqyrtojnë mosmarrëveshjet, të cilat mund të lindin mes palëve pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021.

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

R Zh

Nga Qeveria e Serbisë pyesin Kurtin: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”?

R Zh

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...