Kush janë afganët që vijnë në Maqedoni dhe a përbëjnë rrezik për rendin publik?

Shkup, 18 gusht – Konfliktet dhe luftërat e kanë shoqëruar Afganistanin për një kohë të gjatë, duket se ky fat i keq do të vazhdojë që ta ndjekë atë dhe popullin e saj, pasi në muajt e fundit konflikti u ashpërsua duke sjellur rikthimin e talebanëve në pushtet, e që me ardhjen e tyre u rikthye frika nga ndëshkimet e kjo shkaktoi eksod të madh të qytetarëve afgan drejt vendeve tjera, ku Maqedonia e Veriut është njëri nga shtetet që do ti hap dyert për ti strehuar ato.

 

Afganistani gjatë tërë historisë së saj ka pasur periudha konflikti dhe tensioni, por që pas një kohe të shkurtër është ritkhyer stabiliteti, por pushtimi Sovietik i vitit 1979, i dha fund paqes dhe stabilitetit të brisht që e karakterizonte këtë vend, pasi dallimet etnike do të pësonin një çarje të fuqishme të cilët do të ishin shumë vështirë të rregulloheshin, shkruan Zhurnal.

Largimi trupave Sovietike shkaktoi një luftë civile në Afganistan e cila zgjati me shumë se 4 vite, që solli qindra dhe mijëra të vdekur dhe shumë shkatërrime, e kjo luftë kulmoi me ardhjen në pushtet të talibanëve. Edhe përkundër marrjes së pushtetit nga ata, lufta civile nuk u ndal, pasi grupet rivale luftonin për të marrë pushtetin, por lakmia për pushtet solli vuajtje të madhe tek popullata civile dhe krizë të madhe humanitare. Invazioni Amerikan i Afganistanit pas sulmint ndaj “Kullave Binjake”solli një lloj stabiliteti, por ndarjet e mëdha etnike dhe fetare pamundësuan krijimin e një sigurie dhe qetësie afatgjatë. E gjendur në një situatë shumë të vështirë dhe pa shumë shpresa se ky vend mund të gjejë paqe, dhe në të njejtën kohë SHBA dhe aleatët e saj u përballën me shumë humbje, kjo detyroi atë që të paralajmronte largimin e trupave të saj nga ky vend.

Palajmërimi për largim të SHBA-ve ashpërsoi reagimin e talibanëve, të cilët për një kohë shumë të shkurtër zgjeruan kontrollin në të gjithë territorin e vendit, ku së fundi ata morën edhe kryeqendrën e Afganistanit pra Kabulin. Kjo shpejtësi krijoi konfuzion në qarqet e politikës ndërkombëtare, kurse në opinionin e brendshëm kjo shkaktoi panik dhe frikë për mundësinë e hakmarrjes dhe ndëshimeve nga talebanet ndaj individeve apo grupeve të caktuara të cilët cilësohen prej tyre si armiq apo tradhëtarë.

Kjo shkaktoi panikë dhe frigë të madhe dhe e tërë kjo krijoi një eksod të fuqishëm të qytetarëve afgan të cilët dëshpërimisht kërkojnë që të largohen sa më shpejt në drejtim të shteteve tjera për ti shpëtuar shtypjes nga regjimi i ri.

Kush janë këto njerëz që po kërkojnë që të largohen nga Afganistani?

Amerikanët futeshin në një territor i cili ishte relativisht i pa njohur me të cilin kishin dallime shumë të mëdha kulturore, fetare dhe gjuhësore, e kjo e bënte të domosdoshme krijimin e rrjeteve të bashkpunëtorëve, pasi kjo ishte mënyre e vetme për të arritur qëllimet për të cilët ata kishin ardhur në këtë vend. Kështu ata për një periudhë 20 vjeçare bashkpunuan me vendas, pasi një ushtri e madhe ka nevojë për logjistikë, e kështu shumë vendas u punësuan si përkthyes, shërbyes, administratorë apo edhe funksione tjera për të cilën kishin nevojë SHBA-të dhe aleatët e tyre. Për shumë afganë puna me trupat amerikane ishte e ardhjma e vetme për të mbajtur familjet e tyre, por që kjo nuk po vlersohet kështu nga regjimi i talibanëve, pasi ata po konsiderohen si bashkëpunëtorë të “pushtuesve”.

Maqedonia e Veriut do të strehojë emigrantë afganë?!

Maqedonia e Veriut ishte një nga shtetet e para të botës të cilët shprehën gatishmërinë për të strehuar qytetarët afgan të cilët nga rrethanat e krijuara ishin të detyruar që të largohen nga shtepitë e tyre. Kjo është një kontribut i jashtëzakonshëm i vendit tonë, pasi së pari kjo është një veprim human për ti ardhur në ndihmë njerëzve të cilët gjenden nën kërcënim për jetën, gjithashtu kjo është një detyrë për vendin tonë si anëtar i NATO-s, pasi në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut po tregon përkushtim ndaj aleatëve të saj. Ende nuk dihet sakt numri i afganëve që do të strehohen në vendin tonë, por grupi i parë që do të vi besohet se do të ketë 450 persona, por që ky numër në ditët në vazhdim edhe mund të rritet, shkruan Zhurnal.

A përbëjnë rrezik emigrantët afgan?

Paralajmrimi se Maqedonia e Veriut do të strehojë shtetas afgan, krijoi panik tek disa qytetarë, të cilët ndjehen të rrezikuar nga ardhja e tyre, por që e gjithë ky panik nuk ka asnjë bazë për shumë arsye:

Ata që po largohen nga Afganistani nuk janë terroristë, apo me të kaluar kriminale, por janë njerëz të cilët po detyrohen që të largohen nga vendi i tyre si pasojë e frikës së hakmarrjes së regjimit të ri i cili ka ardhur në pushtet.

Këta persona do të qëndrojnë përkohësisht në vendin tonë, pasi Maqedonia e Veriut është vetëm një vend tranzit për këta afgan drejt destinacioneve të tyre përfundimtare, pra ata në vendin tonë do të qëndrojnë deri në plotësimin e dokumenteve të nevojshme drejt destinacioneve finale, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut ka treguar humanizëm dhe lidership me vendimin e saj për të pranuar emigrant nga Afganistani, kështu që vendi ynë është vetëm territor tranzit për këta emigrant të cilët nuk përbjën asnjë rrëzik për vendin tonë dhe tërë panika e krijuar është totalisht e pa bazë, pasi ne duhet të mburremi me këtë veprim të shtetit tonë dhe jo të krijojmë histeri./Zhurnal.mk

Related posts

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

D V

Joveski, Veli dhe Ruskoska në konferencën ndërkombëtare mbi të drejtat individuale dhe interesin publik

Z H

Sela në takim virtual të organizuar nga Këshilli shqiptaro-amerikan

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com