Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.

Deri më tani asnjë kandidat nuk e ka shpallur kandidaturën zyrtarisht.Në opinionin publik janë disa emrat të cilët po vlerësohen se mund ta marrin drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend.

I pari padyshim është ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj. Ky i fundit nuk e ka pohuar e as mohuar asnjëhrë mundësinë për të kandiduar për të parin e partisë.Por, edhe emrat si Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku janë përmendur si kandidat potencial për të drejtuar këtë parti.Ndryshe, PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë rezultatin më të dobët në historinë e saj.

Aktualisht PDK ka 19 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe qeverisë në disa komuna të vendit.

Postime të ngjashme

Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci

D V

Kurti takohet me të mbijetuarit e aksidentit në spitalin e Slavonski Brod

D V

Identifikohen edhe dy viktima tjera nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, janë nga Rahoveci

D V

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

D V

Imazhe nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

D V

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...