Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kush janë kriminelët të cilët arritën të marin ilegalisht dokumente të Maqedonisë?

Shkup, 7 prill – Zhurnal.mk – Një nga udhëheqësit e klanit të njohur shkalar, Jovan Vukotiq, dhe udhëheqësi i mafias turke, Sedat Peker, janë ndër personat më të njohur të cilët kanë marë dokumente të Maqedonisë me identitet të rremë.

Sipas pohimeve të VMRO-DPMNE-së, Vukotiq ka pasaportë maqedonase në emër Georgi Andonov, i dhënë më 19 dhjetor 2017, ndërsa Peker ka marë letërnjoftim maqedonas me identitet të rremë, në emër të Xhadin Amedovski, informon Zhurnal.

Për Vukotiq dihet se më 8 shkurt vitin e kaluar është ekstraduar nga Serbia në Mal të Zi, e cila e kërkonte përshkak akuzave për tentim për vrasje dhe posedim të palejuar të armëve. Pas shlyerjes së paraburgimit në Mal të Zi, ai e ka braktisur burgun Spuzh më 28 korrik vitin e kaluar.

Vukotiq ka qenë i dyshuar për tentim vrasje të disa rivalëve të tij kriminalë, ndërsa e lidhin dhe aktivitetet për krim me narkotikë dhe me vepra tjera të rënda në Serbi dhe Mal të Zi, lidhur me përplasjen me klanin rival Kavak, e cila zgjatë nga viti 2014.

Jovan Vukotiç

Kjo luftë mes dy klaneve ka filluar nga fundi i vitit 2014 kur në një seli në Valencia të Spanjës, ishin zhdukur 300 kilogram kokainë. Në korniza të përplasjes, u vranë dhjetëra pjesëtarë të dy grupeve kriminale, kryesisht në Serbi dhe Mal të Zi, por edhe në Greqi dhe Afrikën Jugore.

Nga ana tjetër Peker ishte arrestuar në Maqedoni më 18 janar dhe ishte deportuar në Kosovë. Autoritetet kosovare kanë thënë se ai nuk ka dokumente kosovare, por vetëm leje të përkohshme për qëndrim.

Shefi i mafias turke ishte dënuar me 14 vite burg në vitin 2007 me akuzë se ka udhëhequr organizatë kriminale për vjedhje, falsifikim dhe dy pika për privim joligjor nga liria. Ai ka ikur nga Turqia në janar vitin e kaluar nën rrethana të dyshimta.

Sedat Peker

Në korniza të MPB-së, nëntë persona u arrestuan nën dyshimet se kanë përpunuar pasaporta për kriminelë që ishin kërkuar me fletarreste ndërkombëtare. Një person nuk është gjetur në shtëpinë e tij dhe po kërkohet.

Ministri i brendshëm Spasovski në konferencën e djeshme për media tha se është arrestuar një ndërmjetësues për dhënien e pasaportëve, pjesëtarë të MPB-së që punojnë në shërbimet administrative dhe kontrollorë. Ai theksoi se hetimi është zbatuar nga shkurti i 2019tës, ndërsa disa pasaporta kanë përfunduar edhe tek pjesëtarë të grupeve ndërkombëtare kriminale.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Mickoski: Dyfytyrësia e Pendarovskit, tjetër gjë fliste në takim, tjetër para mediumeve

R Zh

Në spitalet në shtet ka 806 pacientë me Kovid, 340 janë në Shkup

R Zh

Agjencia kreditore ‘Fiç’ e konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

R Zh

Policia në Shkup ka shqiptuar 129 kundërvajtje rrugore, 32 për vozitje të shpejtë

R Zh

BE-ja e përçarë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – të shfrytëzohet qeveria teknike në Sofje!

R Zh

Bislimovski: Nuk do të lejojmë rritje të çmimit të rrymës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...