Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kush janë strukturat e reja në partinë e re të Vjosa Osmanit, tregon deputeti i LDK-së

Deputeti ka treguar se kush janë strukturat e reja në partinë e re të Vjosa Osmanit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka folur për strukturat e reja që do të vijnë në partinë e re të Vjosa Osmanit.

“Pas Vjosa Osmanit do të vijnë themeluesit e LDK’së. Nuk do të thotë që janë vetëm këta. Janë edhe shumë njerëz profesionistë nga Shoqëria Civile, e më së shumti përkrahje kemi nga diaspora”, është shprehur Avdyli.

“Ka edhe nga strukturat e LDK’së që do të vijnë sepse ekziston një dëshirë e madhe të na përkrahin. Kjo për shkak se kontributin e tyre donë të japin për LDK’në, por po e shohin si është gjendja në LDK”, ka thënë Avdyli.

Avdyli gjithashtu tha se ideja për largimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, nga LDK’ja erdhi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

“Ideja për largimin e Vjosa Osmanit unë besoj se kjo është ide e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. E ndihmuar nga ata që shkonin edhe te Grenelli për ta informuar se sa keq janë këta “poshtë”. Bëhet fjalë për Agim Veliun, Skënder Hysenin dhe Agim Veliun”, shtoi Avdyli.

Postime të ngjashme

Marko Gjuriq: “Ne serbët besojmë se Kosovë është pjesë e territorit tonë”

N E

Kurti dhe Shefi i EULEX: Aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsioni

N E

Kosovë: Vazhdon faza e parë e imunizimit

N E

Arbërie Nagavci: “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës

N E

Lumir Abdixhiku tregon për vendimet që u morën në mbledhjen e kryesisë

N E

Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën në arrtjen e objektivave

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...