Agjencia Zhurnal.mk

Kush ka të drejtë për ndarjen e mandatit, Pendarovski apo Xhaferi, flasin Ekspertët

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Interpretim i ndryshëm i Kushtetutës po bëhet nga dy institucionet e larta shtetërore në lidhje me ndarjen e mandatit nga ana e presidentit të vendit pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe respektimit të afateve ligjore për të njejtën. Kështu, derisa kryeparlamentari në detyrë Talat Xhaferi thekson se presidenti nuk mund të ndajë mandatin para se të zgjidhet kryetari i kuvendit pasiqë bëhet shkelje kushtetuese, në anën tjetër presidenti i vendit ka thënë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për ndarjen e mandatit pasiqë për të njejtën zyra e presidentit njofton kuvendin si institucion e jo kryetarin e kuvendit, shkruan Zhurnal.mk

Megjithatë si bëhet ky interpretim ligjor dhe kush ka të drejtë në këtë drejtim? Për të sqaruar gjithë procedurën ligjore në bazë të asaj se si duhet vepruar dhe kush ka të drejtë në këtë rast, Agjencia e lajmeve Zhurnal ju sjellë prononcimet e ekspertëve të fushës ligjore.

Profesori universitar Ali Musliu në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Zhurnal thekson se mandate ndahet 20 ditë pas procesit zgjedhor dhe verifikimit të mandateve të deputetëve në seancën konstituive dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet të krijohet ndonjë precedent i ri.

“Të drejtë ka Kushtetuta, ku qartë theksohet se 20 ditë pas zgjedhjeve fillon mandati i përbërjes së re parlamentare me verifikimin e mandateve të deputetëve me seancën konstituive. Nga ky moment kemi situatën e dytë, obligimin kushtetues që presidenti breda 10 ditëve të jep mandatin për formim të përbërjes së re të qeverisë. Nuk duhet të krijohen precedentë të ri për shkak të pasigurisë juridike që mund të kemi në të ardhmen”, kështu thekson profesori Musliu për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.

Ndërkohë profesori universitar Bashkim Selmani në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Zhurnal thekson se nëse shihen procedura kuvendore me verifikimin e mandateve të deputetëve duhet detyrimisht të zgjidhet dhe kryeparlamentari dhe kuvendi të vihet në funksion.

“Nëse parashihen procedurat kuvendore është fakt se pasi të konstituohet, verifikimi i mandateve të deputetëve detyrimisht të zgjidhet edhe kryeparlmentari, në atë rast kuvendi vihet në funksion si në aspektin juridik dhe procedural dhe trajtohet i komplemtuar dhe kryhen detyrimet. Në rast se bëhet në këtë mënyrë që don presidenti menjëherë shkilen procedurat se kush do të udhëheqë me kuvendin dhe në këtë rast paraqitet shkelje procedurale dhe lë hapësirë për të futur kuvendin në lojë politike dhe konteste ligjore. Pa u zgjedhur kryeparlamentari nuk mund të merr asnjë veprim Presidenti sepse mandatari nuk ka kujt t’i drejtohet, në këtë rast duhet t’i drejtohet kryeparlamentarit. Ështe e paarsyeshme shkelja e procedurave kuvendore që të hap arsye për kontestime si politike ashtu edhe juridike”, sqaron mes tjerave profesori Selmani në sqarimin e tij për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...