Kush ku fitoi në betejën e balotazhit?

nga D. V.

Meqenëse më 12 tetor jo të gjitha komunat arritën të nxjerrin një fitues, atëherë vendi shkoi në një raund të dytë, e ku në balotazh kandidatët e 18 komunat do të përballeshin për fituesin final, shkruan Ekonomia Online.

Kështu, më 9 nëntor 2025 qytetarët e 18 komunave edhe njëherë iu drejtuan kutive të votimit, në të cilën hodhën votën e tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë fituar zgjedhjet lokale në nga shtatë komuna.

LDK-ja ka fituar të dielën në Prishtinë, me numrin më të madh të banorëve në Kosovë, si dhe në Pejë, Viti, Dragash e Junik. Paraprakisht kishte fituar edhe në Lipjan e Istog.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 7 komuna; në Gjilan e Mitrovicë të Jugut si dy prej shtatë qendrave më të mëdha të Kosovës. Kjo parti po ashtu ka fituar në Podujevë, Shtime e Kamenicë në raund të parë dhe në Fushë-Kosovë e Obiliq në raund të dytë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar në 6 komuna; Prizren, Ferizaj, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik e Han të Elezit.

 Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në pesë komuna me rreth 220 mijë banorë. Ajo ka fituar në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë e Deçan.

Edhe pse ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe, Lista Serbe udhëheq në komunat me rreth 65 mijë banorë

Malishevë me rreth 42 mijë banorë dhe Drenasi me 47 mijë udhëhiqen nga Nisma dhe Ramiz Lladrovci si kandidat i pavarur.

Për nga sipërfaqja e territorit nga totali i komunave, LDK-ja ka më së shumti me rreth 2700 kilometra katrorë. LVV-ja me rreth 2100 kilometra katrorë, PDK-ja me rreth 1990 kilometra katrorë, AAK-ja me rreth 1830 kilometra katrorë kurse Lista Serbe me rreth 1700 kilometra katrorë

GARA NË PRISHTINË

Përparim Rama i LDK-së ka arritur të sigurojë 46 mijë e 935 vota, apo 51.54 për qind, duke u bërë edhe fitues i kryeqytetit për 4 vjetë të ardhshme.

Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku në baltoazh mori 44 mijë e 126 vota apo 48.46 për qind.

GARA PËR GJAKOVË

Ardian Gjini nga AAK ka marrë 17 mijë e 24 vota apo 56.03 për qind.

 Ndërsa kundërshtari i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola 13 mijë e 362 vota, kthyer në përqindje rezulton 43.97 për qind.

GARA PËR GJILAN

 Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hysen në zgjedhjet e raundit të dytë mori 22 mijë e 269 vota, apo 61.06 për qind.

Ndërsa kundërkandidati i tij nga LDK, Arbër Ismajli 14 mijë e 203 vota, apo 38.94 për qind

GARA PËR DRAGASH

Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini mori 6 mijë e 106 vota, apo 58.45 për qind.

Kundërshtari i tij nga radhët e PDK-së, Shaban Shabani 4 mijë e 340 vota, apo 41.55 për qind.

GARA PËR KAÇANIK

Fitues doli Sabedin Vishi nga PDK me 7 mijë e 548 vota, apo 51.86 për qind.

Kundërshtari i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Raka mori 7 mijë e 6 vota apo 48.14 për qind.

GARA PËR KLINË

Në Klinë fitoi AAK me kandidatin e tyre Zenun Elezaj, i cili mori 8 mijë e 84 vota apo 58.2 për qind.

Kundërkandidati i tij nga PDK, Sokol Bashota mori 5 mijë e 849 vota, apo 41.98 për qind.

GARA PËR FUSHË KOSOVË

Në Fushë Kosovë pas 25 vjetësh, LDK më nuk është në udhëheqje të kësaj komune.

Nga rezultati i zgjedhjeve në raund të dytë, është Valon Prebreza i Lëvizjes Vetëvendosje që doli i pari, duke siguruar 10 mijë e 583 vota, apo 54.99 për qind.

Ndërsa kundërshtari i tij nga LDK, Besnik Osmani mori 8 mijë e 664 vota, apo 45.01 për qind.

GARA PËR MITROVICËN E JUGUT

Fitues i Komunës së Mitrovicës së Jugut doli Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili mori 17 mijë e 837 vota apo 53.47 për qind.

Ndërsa kandidati kundërshtar nga PDK, Arian Tahiri mori 15 mijë e 522 vota, apo 46.53 për qind.

GARA PËR OBILIQIN

I pari që doli në zgjedhjet e balotazhit të 9 nëntorit, është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi i cili mori 6 mijë e 441 vota, apo 51.9 për qind.

Ndërsa, Xhafer Gashi nga LDK mori 6 mijë e 167 vota apo 48.91 për qind.

GARA PËR RAHOVECIN

Në Rahovec edhe për një mandate katër vjeçar do të udhëheq Smajl Latifi nga AAK, i cili mori 8 mijë e 769 vota, apo 53.59 për qind.

Ndërsa, kundërkandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Ali Dula 7 mijë e 593 vota, apo 46.41 për qind.

GARA PËR PEJËN

Edhe Peja do të jetë komuna që do të ketë qeverisjen e njejtë.

Aty në balotazh i pari doli kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri që arriti të sigurojë 19 mijë e 629 vota apo 61.15 për qind.

Ndërsa kundërkandidati i tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi mori 12 mijë e 472 vota, apo 38.85 për qind.

GARA PËR PRIZREN

Prizreni është tjetra komuna e cila do ta ketë udhëeqësinë e njëjtë.

Është Shaqir Totaj i PDK-së që ka arritur të sigurojë edhe një mandat e që mori besimin e 25 mijë e 326 qytetarëve apo 53.86 për qind.

Ndërsa kundërshtari i tij nga LVV, Artan Abrashi mori 21 mijë e 699 vota apo  46.14 për qind.

GARA PËR SUHAREKËN

Ngjashëm vepruan edhe qytetarët e Suharekës. Numër i madh i tyre zgodhën që në krye të komunës së tyre ta kenë pot ë njëjtin kryetar. Kështu që Bali Muharremaj mori 11 mijë e 640 vota apo 55.60 për qind.

Ndërsa Ardian Shala nga LDK mori 9 mijë e 295 vota apo 44.40 për qind.

GARA PËR VITI

Sokol Haliti i LDK-së arriti që ta sigurojë edhe për një mandat karrigen e të parit të Komunës së Vitisë.

Ai mori 8 mijë 352 vota apo 50.60 për qind.

Kundërshtari nga LVV, Arsim Ademi mori 8 mijë e 155 vota apo 49.40 për qind.

GARA PËR VUSHTRRI

Edhe Vushtrria do ta ketë qeverisjen e njëjtë.

Ferit Idrizi i PDK-së ka arritur që të sigurojë fitoren duke marrë 14 mijë e 427 vota apo 54.27 për qind.

Ndërsa kundërshtari i tij nga LVV, Sylejman Meholli 12 mijë e 158 vota apo 45.73 për qind.

GARA PËR JUNIK

Në Junik fitoi Ruzhdi Shehu i LDK-së me 1 mijë e 426 vota apo 55.92 për qind.

Ndërsa kundërshtari nga AAK, Agron Kuçi mori 1 mijë e 124 vota apo 44.08 për qind.

GARA PËR MAMUSHË

Në Mamushë do të udhëheq kandidati i Kosova Demokratik Turk Partisi, Abdulhadi Krasniq që mori 1 mijë e 577 vota apo 53.58 për qind.

Ndërsa kundërshtari, Fikret Morina nga partia Mamusa Halk Hareketi mori 1 mijë e 366 vota apo 46.42 për qind.

GARA PËR KLLOKOT

Në Kllokot do të udhëheq kandidati i Listës Serbe, Bozidar Dejanovic që mori 942 vota apo 90.03 për qind.

Sprecko Spasic nga Srpska Naodna Sloga mori 105 vota apo 9.97 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More