Kush nga shtetet ballkanike ka numër më të madh të ushtarëve profesionistë?!

nga Xh M

Shkup, 13 prill – Portali Rrjeti Ballkanik i Sigurisë njoftoi sot se, sipas raportit të titulluar “Gratë në Sistemin e Sigurisë 2024”, të përgatitur nga Balkan Defense Monitor, Ushtria e Serbisë ka numrin më të madh të grave në mesin e ushtarëve profesionistë në rajon, duke përbërë 18% të forcave aktive. Mali i Zi renditet në vendin e dytë me 16%, ndjekur nga Kroacia me 14% të grave në ushtri.

Raporti gjithashtu vë në dukje se Shqipëria ka arritur standardin e NATO-s prej 15% gra në numrin total të forcave të armatosura. Në Shqipëri, 21% e oficerëve dhe 13.5% e nënoficerëve janë gra.

SHBA i reagon Dodik’ut që mbrëmë nga Beogradi paralajmëroi krijimin e “sis…
Ndërkaq, në Bosnje-Hercegovinë, gratë përbëjnë 12% të ushtarëve profesionistë, ndërsa në Shqipëri kjo përqindje është 11%.

Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka një numër shumë të lartë të grave në korpusin e oficerëve – 20%. Në nënoficerët janë 13% gra dhe nga gjithsej 35 kadetë të pranuar në Akademinë Ushtarake, 14 prej tyre janë vajza.

Megjithatë, raporti thekson se ka sfida në përfaqësimin joadekuat etnik dhe gjinor në forcat e armatosura të Maqedonisë së Veriut. Kritikët e përshkruajnë si problematikë faktin se numri i femrave shqiptare në Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut nuk reflekton plotësisht strukturën etnike të shoqërisë, duke theksuar se vetëm 1.6% e ushtarëve profesionistë i përkasin komunitetit kombëtar shqiptar.

Megjithatë, raporti identifikon edhe sfida, si përfaqësimin joadekuat etnik dhe gjinor në forcat e armatosura të disa vendeve. Në Bosnje-Hercegovinë, për shembull, ndodhi një rast ku disa boshnjakë u ndalohej të mbanin hixhabin kur ishin me uniformë. Ministri i Mbrojtjes propozoi që grave fetare në ushtri të lejohej të mbanin shami që do të ishin “të të njëjtit material dhe ngjyrë si uniforma”, pas një padie për diskriminim nga ushtarja profesioniste Emela Mujanoviç.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More