Kosovë

Kush përfiton nga fondi 87 milionë eurosh për rimëkëmbje ekonomike

Zhurnal Ads

87 milionë euro është shuma e përgjithshme e ndarë nga Qeveria e Kosovës në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike, për mbështetjen e biznesve, familjeve me asistencë sociale, bujqit, fusha e ndërtimtarisë, institucionet e kulturës, ndërmarrjet publike, familjet nga komunitetet joshumicë dhe promovimi i punësimit të grave, njofton Insajderi.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti tha se në ditët në vijim Ministria e Financave do të procedojë me pagesat për të gjitha kategoritë që është vendosur të mbështetën.

“Nga 87 milionë euro, 60 milionë euro do të mbështeten bizneset, varësisht prej numrit të të punësuarve që kanë, do ta thjeshtësojmë këtë çështje në maksimum duke mos kërkuar që bizneset të aplikojnë në Ministri të Financave për të marrë këto fonde por do të përdorim kritere shumë të thjeshta bazuar në numrin e punëtorëve që kanë bizneset në dhjetorin e vitit 2019… E dyta, nga kjo shumë 7.5 milionë euro do të ndajmë për asistencë sociale për familje që janë në asistencë sociale, shtesë prej asistencës të rregullt që e marrin, do të marrin 7.5 milionë euro për muajin tetor deri në dhjetor, e treta, Ministrisë së bujqësisë i janë ndarë nga kjo shumë edhe 12 milionë euro për dyfishimin e subvencioneve në bujqësi”, tha Hoti në një konferencë për media.

Të gjithë bujqit që marrin subvencione për kultura bujqësore, do të marrin dyfish subvencione si ndihmë për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia me COVID-19.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u ndanë edhe 1 milion euro për fushën e ndërmarrësisë, 1 milion për ndërmarrjet publike që janë në vështirësi si pasojë e pandemisë, 2.5 milionë për artistë, institucione të kulturës që janë në kuadër të MKRS-së, organizata që promovojnë kulturën në Kosovë dhe federata sportive.

Nga fondi 87 milionësh, 1 milion shkojnë për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, 1 milionn për zyrën për komunitete, mjete këto të destinuara për familjet nga komunitetet jo shumicë që janë në gjendje të vështirë materiale.

Gjithashtu, ekzekutivi votoi për ndarjen prej 1 milion euro për Agjencinë për Barazi Gjinore, me qëllim të promovimit të punësimit të grave në sektor të ndryshëm.

Postime të ngjashme

​1 mijë e 871 raste aktive me COVID-19

admin

Haxhi Shala në Gjykatën Speciale mbrohet në heshtje

admin

Dorëheqja e Hashim Thaçit, Vjosa Osmani merr përkohësisht postin e Presidentit të Kosovës

H S
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...