Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kushëriri i Gaddafit padit Hillary Clintonin

Ish-sekretarja e Shtetit e SHBA, Hillary Clinton mund të përballet me ndjekje penale nën akuzat e “mbështetjes së terrorizmit dhe shkatërrimit të Libisë”.

Procedimi gjyqësor aktualisht është duke u përgatitur nga avokatët e Ahmed Gaddafi al-Dama, një kushëri i ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi.

Gaddafi al-Dam vuri në dukje se kjo çështje do të shoqërohet me dokumente që nuk u botuan nga Departamenti i Shtetit dhe që shërbejnë si bazë për ndjekjen penale të ish-Sekretaes Hillary.

Disa vjet më parë, themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange njoftoi për materiale që zbulonin rolin kryesor të Hillary Clinton në përmbysjen e Gaddafit në ngjarjet në Libi në 2011. Në atë kohë, Hillary Clinton ishte duke shërbyer si Sekretare e Shtetit e SHBA.

Sipas Assange, ishte Clinton ajo që nisi përmbysjen e Gaddafit për të përmbushur ambiciet e saj politike. Sipas tij, kjo ishte dëshira e saj për të treguar aftësinë në një garë të ardhshme për presidentin e SHBA.

Ahmed Gaddafi al-Dam ka njoftuar gjyqe bombastike edhe në të kaluarën. Kështu, në mars 2018, ai bëri thirrje për arrestimin e Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i Francës, me akuzat e financimit të paligjshëm të fushatës së tij, korrupsionin pasiv dhe marrjen e parave nga qeveria libiane në zgjedhjet e vitit 2007.

Postime të ngjashme

Dhjetë rebelë të vrarë në Kolumbi

S.B.

Gjermania shënon mbi 9 mijë raste të reja me COVID-19

S.B.

168 milionë fëmijë në botë s’kanë shkuar në shkollë për një vit

S.B.

Italia do të mbyllë të gjitha shkollat në “zonat e kuqe”

S.B.

Teksasi i jep fund masës për vendosje të maskës

S.B.

Biden tërheq nga procesi në Senat kandidaten për shefe të buxhetit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...