Agjencia Zhurnal.mk

Kushëriri plagos binjakët shqiptar në Itali pas sherrit banal

Dy vëllezër 36-vjeçarë me origjinë shqiptare, i pari që jeton në Solferino dhe tjetri në një fshat afër San Cassiano di Cavriana, janë qëlluar me thikë nga një kushëri i tyre në Itali.

Viktori dhe Dritani bëhet me dije se janë qëlluar nga personi i quajtur Ardian, që është kushëri i tyre. Ai ka ndalur makinën i ka qëlluar me thikë dhe më pas është larguar, shkruajnë mediat italiane.

Dy personat kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spital, sipas dëshmitarëve ata u goditën në bark.

Policia ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e autorit, pak pas ngjarjes. Akoma nuk dihen arsyet e vërteta të ngjarjes teksa pista kryesore mbetet ajo e ndonjë sherri banal.

Binjakët njihen si persona të qetë në zonë dhe këtë e konfirmon edhe kryetari i bashkisë së Solferinos.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...