Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kushtetuesja: Anulimi i faljes së Ivanovit është ligjore dhe kushtetuese

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot se tërheqja e faljes së Gjorge Ivanovit është ligjore dhe kushtetuese. Me 5 vota për dhe tre kundër, gjykatësit kushtetues kanë sjell vendim se falja të cilën Ivanov e miratoi dhe e tërhoqi është kushtetuese.

Gjykatësi raportues për këtë rast nënvizoi se nuk mundet që qytetarëve t’ju shkurtohet e drejta që të kërkojnë tërheqjen e faljes derisa vlerësojnë se pafajësinë e tyre mund ta dëshmojnë në gjykatë.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nënkupton që më nuk ekziston pengesë juridike që të akuzuarve të ish PSP-së t’ju gjykohet, sepse një pjesë e madhe e tyre janë thirrur pikërisht në faktin që falja nuk mund të tërhiqet dhe nuk mund të anulohet.

Përndryshe në vitin 2016 Gjorge Ivanov amnistoi 56 persona të cilët ishin pjesë e hetimeve të PSP-së. Megjithatë pas reagimeve të forta të opinionit dhe faktorit ndërkombëtarë faljen e tërhoqi, por edhe përkundër kësaj edhe sot e kësaj dite të akuzuarit në gjykatë theksonin se falja e tërhequr nuk ka bazë ligjore, fakt të cilin sot e rrëzoi gjykata kushtetuese me vendim se falja e anuluar është ligjore dhe kushtetuese.

Postime të ngjashme

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Zekirija Haxhiu

Várhelyi mban gjallë shpresat e Shkupit dhe Tiranës, presidenca sllovene ka prioritet negociatat

Bekim Laçi

Shtyhet seanca për rastin “I fuqishmi”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...