Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kushtetuesja bëhet me 7 anëtarë/ Dekreti i Presidentit Ilir Meta për noteren, vetëm pak orë pas mbledhjes së…

Presidenti Ilir Meta emëroi dje noteren Sonila Bejtjen, si anëtare të shtatë të Gjykatës Kushtetuese, vetëm disa orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar emrin e saj për vendin vakant.

Pas emërimit të Bejtja, tashmë Gjykata Kushtetuese bëhet me 7 anëtarë. Në njoftimin e KED, thuhet se në mbledhjen e djeshme, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Presidencës dhe Avokati i Popullit janë diskutuar dhe marrë edhe një sërë vendimesh të tjera.

Gjykata Kushtetuese ishte me 6 anëtarë, pasi në detyrë deri në ardhjen e zëvendësuesit, qëndron Vitore Tusha, e cila vjen nga radhët e gjyqtarëve që propozon Gjykata e Lartë. Në njoftimin për shtyp, në lidhje me mbledhjen e djeshme, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pati si rend dite (KED), në datën 28.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës: Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019; Miratimi e ekspertit për vlerësimin e nivelit të zotërimit të gjuhës së huaj (atë angleze), të deklaruar nga kandidati i lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese; Ndërprerjen e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar, Z Altin Binaj; Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së lejuar znj. Sonila Bejtja; Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar; Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

Në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, KED diskutoi paraprakisht mbi përfundimin e procedurës së vlerësimit për secilin prej kandidatëve që kanë shprehur interes për plotësimin e këtij vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, si edhe me faktin se kanë kaluar afatet e ankimit për kandidatët e ndaluar.

Këshilli vijoi më intervistimin e kandidatës Sonila Bejtja, e cila ishte paraqitur dje përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Këshillit dhe prezantuar platformën e saj në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe vlerësimit të njohurive në gjuhën angleze. Pas përfundimit të intervistimit të kandidates, KED vijoi me procedurën e pikëzimit dhe renditjes. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve bëri pikëzimin e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe miratoi vendimin përkatës.

Postime të ngjashme

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...