Kushtetuesja hedh poshtë pretendimet e Listës Serbe se formimi i Qeverisë së Kosovës është kundër kushtetues

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë pretendimet e parashtruar nga Slavko Simiq dhe 10 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas të cilëve vendimi për zgjedhjen e Qeverisë nuk është në përputhje me nenin 96 [Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve] të Kushtetutës, sepse Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal nuk është zgjedhur pas konsultimit të shumicës së deputetëve të cilët përfaqësojnë komunitetet jo shumicë në Kuvendin e Kosovës.

 

Në kërkesën KO 61/21, objekt i çështjes së shqyrtimit ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës [nr. 08/V-005], të 22 marsit 2021, për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Parashtruesit e kërkesës para Gjykatës pretenduan që Vendimi për zgjedhjen e Qeverisë nuk është në përputhje me nenin 96 [Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve] të Kushtetutës, sepse Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal nuk është zgjedhur pas konsultimit të shumicës së deputetëve të cilët përfaqësojnë komunitetet jo shumicë në Kuvendin e Kosovës.

Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata theksoi se ministri i “tretë” nga komunitetet jo shumicë, përkatësisht Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ishte deputet i Kuvendit i zgjedhur në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i deklaruar se përfaqëson një nga komunitetet tjera jo shumicë në Kuvend.

Gjykata përfundimisht sqaroi që bazuar në nenin 96 të Kushtetutës, i detyrueshëm është konsultimi me ose miratimi i deputetëve që përfaqësojnë “komunitetin në fjalë”, përkatësisht deputetët që  përfaqësojnë komunitetin serb ose që përfaqësojnë komunitetet tjera jo shumicë, varësisht nëse   kandidati përkatës është deputet i Kuvendit ose jo, dhe jo shumica e të gjithë deputetëve që  përfaqësojnë komunitetet jo shumicë.

Në rrethanat e rastit konkret, kandidati i propozuar për Ministër ishte deputet i Kuvendit dhe për pasojë miratimi formal i tij nuk ishte detyrim kushtetues, ndërsa para Gjykatës nuk kishte asnjë pretendim që detyrimi për konsultimin e “komunitetit në fjalë” nuk ishte shteruar.

Prandaj, Gjykata konstatoi që vendimi i kontestuar i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë nuk është nxjerrë në kundërshtim me paragrafët 3 dhe 5 të nenit 96 të Kushtetutës. 

Related posts

Kurti takon Plenkoviq, diskutojnë raportet Kosovë-Kroaci

D V

Konfirmohet aktakuza ndaj deputetit Valon Ramadani, ngarkohet me dy vepra penale

D V

Haradinaj: Qeveria ka vendos një taksë të re në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More