Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

“Kushtetuesja mund ta dërgojë në Prokurori rastin nëse nuk zbatohet aktgjykimi i saj”

Gjykata Kushtetuese mund të nxjerr aktvendim në rast se aktgjykimi i saj për moscertifikim të kandidatëve të cilët kanë vepra penale në tri vjetët e fundit nuk respektohet, transmeton Insajderi.

Kështu thotë Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, i cili shton se sipas rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese rasti mund të shkojë edhe në Prokurorinë e Shtetit.

Krasniqi tutje tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për tu zbatuar nga individ,  institucione e zyrtarë shtetërorë, duke shtuar se kishte tendenca në mbledhjen e KQZ-së që mos të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses, përmes të cilit i mohohet e drejta kandidimit për deputetë ç’do kujt që në tri vjetët e fundit është i dënuar  për vepra penale.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

“Në rast se ndodh që mos të respektohet ky aktgjykim me rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese parashihet që ajo të bëjë monitorimin e zbatimit dhe në rast që sheh se s’po zbatohet, atëherë nxjerr një aktvendim përmes të cilit bëhet më dije që nuk është zbatuar vendimi dhe të njëjtin e publikon edhe në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës,  po ashtu informohet edhe Prokurori i Shtetit për mos zbatimin e vendimit për shkak se kjo konsiderohet edhe si një vepër penale, dhe aty mund të merren edhe masa të tjera nga Prokuroria”, ka thënë Krasniqi për EO.

Postime të ngjashme

Vozitjet e gjata që çojnë në vdekje

D V

Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

D V

Sveçla: Shumica e të aksidentuarve duan të vijnë në Kosovë, një pjesë e tyre nga Kroacia duan të kthehen në Gjermani

D V

Djaloshi që ishte për vizitë te babai dhe po kthehej në Kosovë: Të gjithë fluturuam nga dritarja, menduam se po ëndërronim

D V

Kujtim Kastrati që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, po vinte në Kosovë për të martuar vëllain

D V

Zjarrfikësit që shpëtuan pasagjerët e autobusit: Asgjë nuk mund t’ju përgatisë për këtë tragjedi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...