Daci thekson se ky ishte një vendim i pritshëm, por e cila sipas tij nuk do ndikojë në procesin penal ndaj Veliaj në SPAK dhe GJKKO.
“Vendimi ishte i pritshëm. Edhe dekreti, kam qenë dhe jam i bindur se jemi para një akti kushtetues që ndryshonte marrëdhëniet kushtetuese. Nuk ishte një akti nënligjor, administrativ. Ishte vendim mëse i pritshëm. SPAK dhe GJKKO do bëjnë punën e tyre. Procesi penal ndjek tjetër ritëm. Dhe sigurisht qenia ose jo kryetari bashkie nuk ka ndikim në aspektin juridik të gjësë. Prokurorisë dhe gjykatësi janë të pandjeshëm në këtë drejtim.
Është një shkak i fortë ligjor për tu patur parasysh. Kur flet GJK të gjithë të tjerët nuk kanë çfarë të flasin. Varet se ç’kërkesa do drejtojë Veliaj institucioneve. Në parim GJK qartëson shumë gjëra që kanë qenë të paqarta.
GJK tha jo, nuk them se ka patur shkak. Në atë vendimmarrje nuk ka patur shkak.”
Sipas Dacit, Kushtetuesja mori një vendim që i dha mesazh çdo institucioni duke dëshmuar se nuk ka një krizë kushtetuese siç pretendohet.
“GJK çoi çdo gjë në vend, qoftë me pezullimin e dekretit. GJK ka vetëm një qëllim të mbrojë interesin publik. Nuk besoj se është kundra kushtetueshmërisë. Duhet të mësohemi që të mos vazhdojmë diskutimin dhe ta interpretojmë si një krizë. Do ishte krizë nuk do kishim patur pezullim. Të gjithë institucionet kanë marrë mesazhet e duhura. Lajm i mirë.
Veliaj ka beteja të tjera përpara. Në raport me këtë çështje ishte e nevojshme një vlerësim nga GJK.
Mund të ketë zëvendësim mase. Gjykata mund të rivlerësojë masën, ose mund të qeverisë me anë të delegimit, ose me anë të shkresave atje ku është. Diskutimi publik është me karakter politik dhe parimor.”
