Agjencia Zhurnal.mk

Kushtetuesja, Rudina Hajdari: Të gjitha palët të jenë të qeta, qoftë edhe Presidenti. Ruçi: Të mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Tiranë, 11 nëntor – Kuvendi voton sot projektvendimin “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese” por ccështja e procedurave ka ngjallur diskutimet. Deputetja Rudina Hajdari tha se kuvendi vendoset para faktit të kryer duke kërkuar trajtimin e çështjes së procedurave në këshillin e legjislacionit.

Po kështu dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Rucci tha se kandidaturat nuk mund të diskutohen pasi Kuvendi nuk mund të diskutojë rreth profesionalizmit e performancës së kandidatëve duke kërkuar të mblidhet këshilli i legjislacionit për procedurat.

“Do doja që ta diskutojmë këtë çështje sepse është një nga çështjet më të rëndësishme që kemi sot. Ju e dini që në të dyja listat që i kanë ardhur Kuvendit të Shqipërisë, ato lista janë pak problematike sepse ne nuk kemi nga të përzgjedhim. Kemi 3 emra, që të paktën 2 prej tyre janë të përzgjedhur tek lista e parë dhe tek e dyta automatikisht në qoftë se të lista e parë përzgjedhim atë kandidate atëherë dhe tek e dyta kemi një kandidat tjetër, që ngelemi vetëm me dy kandidatë që janë të imponuar nga këto lista. Jemi para faktit të kryer. Duhet të gjejmë një zgjidhje këtu. Opozita në Kuvend patjetër do që të gjejë një gjuhë të përbashkët por nga ana tjetër ne nuk mund të thyejmë rregulloren dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe procedurën që duhet të ndiqet nga Kuvendi i Shqipërisë. Prandaj ju lutëm nëse është e mundur që në pikat e tjera ne ta trajtojmë këtë çështje dhe po ashtu në Këshillin e Legjislacionit ku ne do mblidhemi dhe do flasim në lidhje me këtë çështje. Do jemi në gjendje që të gjejmë një dakordësi. Unë sugjeroj që të gjitha palët, qoftë edhe Presidenti të jemi sa më të qetë në lidhje me këtë. Të tregojmë vullnetin e duhur që ne do gjejmë një gjuhë të përbashkët për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Si do ta ngremë ne këtë gjykatë ka shumë të bëjë dhe është përcaktuese për të ardhmen e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me integritetin e saj dhe ne patjetër nuk duhet ta cenojmë integritetin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Hajdari.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...