Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kushti i KE: Të garantohen koalicione para dhe paszgjedhore…

Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha dje se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jenë kusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, Várhelyi, disi kontradiktor, tha se zgjedhjet që zhvillohen në prill 2021 janë kusht për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, por, nga ana tjetër, u shpreh se ka besim se ajo do të mbahet brenda këtij viti.

 “Folëm edhe për kriteret e tjera, për Reformën Zgjedhore. Ne na duhet një Zgjedhore e besueshme për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Këto zgjedhje do të jenë testi për konferencën e parë ndërqeveritare, që besoj do të ndodhë sivjet”, tha Várhelyi.

Edhe në takimet e zhvilluara në Shkup me Kryeministrin maqedonas Zaev, Várhelyi tha se “BE mbetet e angazhuar në mënyrë që negociatat të fillojnë gjatë presidencës gjermane”.

Por duket se kushti i zgjedhjeve, i artikuluar nga Komisioneri Europian, nuk është mirëpritur nga Kryeministri Rama, i cili tha se vendi do të ecë përpara edhe nëse dikush do të kapet pas ndonjë kushti të parealizuar.

“Në rast se Bashkimi Europian do të shohë plotësimin e kësaj pike konkretisht, do jetë një pikë ku nuk do mund të kapet njeri. Në rast se dikush do dojë të kapet, pastaj do kapet e ne do vazhdojmë punën”, tha Rama.

Duke folur për çështjen e koalicioneve, Komisioneri për Zgjerimin tha se ato nuk duhet të ndalohen.

“Në lidhje me këtë, them që për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk parandalohen dhe nuk bëhen më të vështira që të realizohen me anë të këtyre reformave, atëherë ne mund ta shikojmë atë amendament me një mendje të hapur. Por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicionet, qoftë para dhe pas zgjedhjeve. Për ne kjo është një çështje kyçe”, tha Várhelyi.

Postime të ngjashme

“902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara”/ KQZ: Të infektuarit aktiv me COVID mund të mbeten pa votuar

S.B.

‘Rinovoni kartat e identitetit’, apeli i Metës: Verifikoni ku e keni qendrën e votimit

S.B.

Gjyqtarja që i hapi dyert e qelive të dënuarve të rrezikshëm, ILD rendit shkeljet dhe kërkon shkarkimin: Vendimet i mori me dashje direkte dhe vullnet të plotë të saj

S.B.

Nuk ka ndryshim të masave! Ora policore mbetet në fuqi, nga 20:00 deri në 06:00! Universitetet vijojnë online

S.B.

Komiteti Teknik: Mutacionet e koronavirusit kanë mbërritur në Shqipëri

S.B.

Mblidhet komiteti i ekspertëve, Drejtoresha e ISHP: 79% e rasteve në dy javët e fundit të moshave nga 24-54 vjeç. Apel për qytetarët të…

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...