Kuvend, nuk miratohet raporti i KShAPP-së

nga Xh M

Kuvendi miratoi vërejtjet e Komisionit për Financim dhe Buxhet për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike për vitin 2024, duke mos e miratuar kështu raportin vjetor të këtij komisioni. Vërejtjet kanë të bëjnë me mos rezultatin e aktiviteteve të nevojshme.

“Kuvendi konstatoi se Komisioni Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike në vitin 2024 nuk i ka realizuar aktivitetet e nevojshme për sigurimin e mbrojtjes juridike të shpejtë, objektive dhe efikase në procedurat për prokurime publike. Kuvendi vlerësoi se Komisioni Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike në vitin 2024 nuk i ka arritur qëllimet, prioritetet dhe rezultatet e pritura.”, – deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Vendimit në fjalë i parapriu debat mes deputetit të LSDM-së, Fatmir Bytyqi, dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.

Sipas Bytyqit, shumica parlamentare me mbështetjen e planit financiar, planin strategjik dhe programin e punës së komisionit në fjalë për vitin 2025 dhe mos votimin e raportit të punës për vitin 2024 tregon hipokrizi.

Kjo pasi që, sipas tij, përbërja e komisionit është nga pushteti paraprak. Të njëjtin mendim nuk e ndan deputeti Stojanovski.

“Këtu, për këtë pikë, votimi është për këtë arsye se personat që në këtë moment udhëheqin Komisionin Shtetëror për Prokurime Publike nuk janë njerëz të juaj. Do të shohim nëse ato që do t’i vendosni ju janë politik apo jopolitik, profesional kundrejt joprofesional. Kur ta shihni raportin, do të shihni se rrallë ka institucion që ka 98% sukses në punë.”, – theksoi Fatmir Bytyqi nga LSDM.

“Këtu nuk bëhet fjalë për “tuaj” dhe “tanët”, të përshtatshëm apo të papërshtatshëm, bëhet fjalë për kriminel dhe të ndershëm. Problemi është që unë personalisht dhe kolegët e shumicës kemi problem me njerëz që në mënyrë joprofesionale e kanë kryer punën, të cilët në vend që t’i mbrojnë paratë e qytetarëve dhe të shtetit nuk e kanë bërë atë, por kanë pasuruar kriminel në llogari të parave të qytetarëve.”, – u shpreh Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Konkluzioni së bashku me raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet do t’i dorëzohet Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More