”Kuvend-ON”, kryeparlamentarja Spiropali: Debati publik i shërben demokracisë

nga Xh M

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vijoi takimet në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Në ambientet e Pallatit të Kulturës në qytetin e Vlorës, Spiropali prezantoi nismën “Kuvend-ON”, një program i cili shtrihet në të gjithë vendin, si një platformë “llogaridhënieje” gjithëpërfshirëse, ku qytetarët nxiten t’i shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejt Kryetares së Kuvendit.

Në aktivitet morën pjesë kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, studentë nga Universiteti i Vlorës, sipërmarrës, pensionistë, përfaqësues nga OJF, të rinj dhe të reja të qytetit, të cilët diskutuan me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali për problematikat e tyre, etj. Spiropali u shpreh se puna e Kuvendit është mjaft komplekse, ndërsa theksoi se Shqipëria ka shënuar arritje në procesin e anëtarësimit në BE dhe arenën ndërkombëtare.

“Deputetët janë zëri i qytetarëve, përfaqësojnë vullnetin e popullit me vizion për të ardhmen e vendit. Duhet të jemi llogaridhënës, ku kemi qenë, ku jemi dhe ku duam të jemi. Kemi shënuar shumë arritje, sidomos rritja e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Çelja e negociatave është arritje e jashtëzakonshme dhe brenda tre viteve mund të mbyllim procesin me bindjen për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes së madhe europiane. Të realizojmë ëndrrën e paraardhësve tanë, Shqipërinë europiane”, u shpreh Spiropali.

Spiropali u shpreh gjatë aktivitetit se nisma Kuvend-ON, e cila po shtrihet në çdo qark të vendit i shërben bashkëveprimit mes qytetarëve dhe Kuvendit për një Shqipëri më të mirë. Gjatë aktivitetit morën fjalën të rinj dhe të reja, të cilët ngritën disa shqetësime dhe i drejtuan pyetje Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More